Mësohet identiteti i personit që u vra sot në Lipjan

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur, pas përleshjes me armë zjarri sot në fshatin Hallaq të Komunës së Lipjanit. Bëhet fjalë për familjen Hoxha dhe Jakupi. Sipas burimeve të Insajderit, viktima është J.J (emër i njohur për redaksinë) i datëlindjes 1979 (41 vjeçar), i cili prej vitesh jeton në Zvicër. Insajderi […]
Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur, pas përleshjes me armë zjarri sot në fshatin Hallaq të Komunës së Lipjanit. Bëhet fjalë për familjen Hoxha dhe Jakupi.
Sipas burimeve të Insajderit, viktima është J.J (emër i njohur për redaksinë) i datëlindjes 1979 (41 vjeçar), i cili prej vitesh jeton në Zvicër.
Insajderi është duke qëndruar në fshatin Ribar i Madh, fshat ky nga i cili vijnë edhe dy familjet.
Komandanti i Policisë në stacionin e Magurës, Naser Karpuzi, ka thënë se motivet e kësaj ngjarje janë familjare.
“Deri tash kemi marrë informatë se në fshatin Hallaq ka ndodhur një incident në mes të dy familjeve sipas informatave qe keni edhe ju një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë të lënduar. Është kryer bastisja nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Motivet janë familjare. Policia po vazhdon hetimet”, ka thënë komandanti i policisë në stacionin e Magurës, në Komunë e Lipjanit, Naser Karpuzi./Insajderi.org












