Matoshi vlerëson lart profesorin Hajrullah Goranin: Ishte patriot e i guximshëm

Matoshi vlerëson lart profesorin Hajrullah Goranin: Ishte patriot e i guximshëm

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi ka reaguar me rastin e vdekjes së profesorit dhe sindikalistitë të parë në Kosovë, Hajrullah Goranit. Matoshi me anë të një shkrimi në Facebook ka kujtuar disa momente se si e ka njohur tashmë të ndjerin Gorani. “Profesor Gorani nuk deklamonte parulla politike, por e shquante sensi […]

Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Halil Matoshi ka reaguar me rastin e vdekjes së profesorit dhe sindikalistitë të parë në Kosovë, Hajrullah Goranit.

Matoshi me anë të një shkrimi në Facebook ka kujtuar disa momente se si e ka njohur tashmë të ndjerin Gorani.

“Profesor Gorani nuk deklamonte parulla politike, por e shquante sensi analitik dhe mbi të gjitha guximi qytetar.
Patriot shqiptar, me profil akademik”, ka shkruar Matoshi.

Shkrimi i plotë i tij:

Lamtumirë profesor Gorani!

1.
Dr. Hajrullah Goranin e njoha në vitet e vona ‘80, më konkretisht më 1989, kur e organizoi sindikatën e parë gjithëkosovare.
Ishte Sindikata e parë e lirë pas “Solidarność”-it në Gdańsk të Polonisë me liderin Lech Ëalesa.

2.
Gorani më 3 shtator 1990 organizoi grevën e njohun si protestë ndaj terrorit sistematik të Serbisë, ndaj puntorisë kosovare.
Pas kësaj greve ai u arrestu dhe u mbajt një muaj në burg, kurse ne, Blerim Shala, Bardh Hamzaj e unë, ishim solidarizu më të duke ia numëru ditët e burgut sëprapthi, për çdo ditë.

3.
Prof.Dr. Hajrullah Gorani, është arrestuar në shkurt të vitit 1950 nga UDB-a, ndërsa pas disa muajsh keqtrajtimi mizor në kuesturat e milucisë sekrete, në shtator 1950 në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë dënohet me gjashtë vite burg, nga gjykatësit shqiptarë.

4.
M’ka ra me bashkëpunu me profesor Goranin, ndonëse jo dendun, por sëbashku ishim pjesë e delegacionit të Alternativës kosovare që ishim ftuar për dëshmi në Komitetin për të Drejtat e Njeriut në Kongresin Amerikan, në prill 1990. Profesori i ekonomisë, kryesindikalisti i parë kosovar, ishte një burrë i qetë e hokatar, por e shquante sensi i masës.
Pastaj mē 1990 na ra me ndejtë me të kur vinte në Lubjanë, ku ishim stacionu një grup shqiptarësh të përndjekun nga UDB-a jugosllave, e cila në Slloveni ose nuk funksiononte sipas diktatit të Beogradit, ose po shthurej.
Ishte me ne asokohe edhe Ukshin Hoti dge sëbashku e botonim gazetën “Republika” e pastaj Uka e nisi gazetën “Demokracia autentike”.

5.
Profesor Gorani nuk deklamonte parulla politike, por e shquante sensi analitik dhe mbi të gjitha guximi qytetar.
Patriot shqiptar, me profil akademik.
Profesori 89-vjeçar vdiq në qetësi, i rrethumë me familjarët e tij, i përmbushur në jetë, të cilën nuk e çoi posht, porse u vu në shërbim të lirisë kombëtare.
Shekulli i tij jetësor, ishte i begatshëm, nga kryengritës antiregjim deri tek profesori universitar dhe veprimtari politik në joviolencë.

6.
Ai u tërhoq plotësisht nga jeta publike pas çlirimit të Kosovës dhe jetoi qetësisht, duke e konsideru të përmbushur misionin e tij.
Ndoshta për liri kurrë nuk mjafton ajo që akëcili e jep, por Hajra dha shumë.
Në të gjitha etapat e kësaj lufte, ai nuk u zmbraps por doli në rreshtin e parë.
Frymëzuese udha e tij jetësore.
I qoftë i lehtë dheu i Atdheut!

Pushoftë në paqen e pasosun!
———————————————

Ëashington D.C. prill, 1990.
I pari Profesor Dr. Hajrullah Gorani, në mes Akademik Idriz Ajeti dhe unë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?