Marrëveshja e BE-së: Nga sa para do t`i marrë secili vend?

Disa vende kanë njoftuar se sa do të vihen në dispozicion të tyre nga paketat e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh. Vendet që kishin përhapje më të madhe të koronavirusit, për shembull Italia dhe Spanja, do të marrin mbështetjen më të madhe financiare nga BE-ja. Ja çfarë dimë deri tani për mënyrën e shpërndarjes së […]
Disa vende kanë njoftuar se sa do të vihen në dispozicion të tyre nga paketat e rimëkëmbjes prej 750 miliardë eurosh.
Vendet që kishin përhapje më të madhe të koronavirusit, për shembull Italia dhe Spanja, do të marrin mbështetjen më të madhe financiare nga BE-ja. Ja çfarë dimë deri tani për mënyrën e shpërndarjes së fondeve:
Siç është raportuar më herët, Italisë i janë dhënë 209 miliardë euro, duke përfshirë 81 miliardë në grante dhe 127 miliardë kredi.
140 miliardë euro janë të destinuara për Spanjën, 72.7 miliardë euro nga të cilat do të jenë grante dhe pjesa tjetër në kredi, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Greqia tha që BE do t’i ndajë rreth 72 miliardë euro për të ndihmuar në trajtimin e rezultateve nga Covid-19, por nuk specifikoi nëse kjo ishte në formën e granteve ose kredive.
Qeveria e Francës tha se do të marrë 40 miliardë në subvencione si pjesë e marrëveshjes, me detaje të mëtejshme të planit të rimëkëmbjes që do të njoftohen në 24 gusht.












