Maqedoni e Veriut: Vdes një person nga zjarri që e kishte kapluar një objekt në fshatin Negotinë

Një person ka ndërruar jetë sot nga zjarri që shpërtheu në një objekt pranë disa vreshtave në Negotinë. Informacioni e konfirmoi zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles, Veroljub Dodevski. Ai tha se për momentin po kryhen inspektime në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe një prokuror […]
Një person ka ndërruar jetë sot nga zjarri që shpërtheu në një objekt pranë disa vreshtave në Negotinë.
Informacioni e konfirmoi zëdhënësi i Sektorit të Punëve të Brendshme në Veles, Veroljub Dodevski.
Ai tha se për momentin po kryhen inspektime në vendin e ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, policia dhe një prokuror publik, njofton Alsat-M përcjell Klan Kosova.
Prokuroria tashmë e ka konfirmuar se nga flakët e zjarrit ka një viktimë.












