“Made in America”: Jay-Z anulon koncertin e tij të përvitshëm

“Made in America”: Jay-Z anulon koncertin e tij të përvitshëm

“Made in America” nuk do të mbahet këtë vit, kanë bërë të ditur përfaqësues të Jay-Z. Festivali i përvitshëm i organizuar nga kompania e reperit të famshëm, “Live Nation”, është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por jo vetëm. “Po kalojmë një moment shumë të rëndësishëm në historinë e vendit tonë. Të gjithë bashkë […]

“Made in America” nuk do të mbahet këtë vit, kanë bërë të ditur përfaqësues të Jay-Z.

Festivali i përvitshëm i organizuar nga kompania e reperit të famshëm, “Live Nation”, është anuluar për shkak të pandemisë së koronavirusit, por jo vetëm.

“Po kalojmë një moment shumë të rëndësishëm në historinë e vendit tonë. Të gjithë bashkë po luftojmë pandemi paralele, Covid-19, racizëm sistematik dhe dhunë policore. Tani është koha të mbrojmë shëndetin e artistëve tanë, fansave, partnerëve dhe komunitetit, si dhe të fokusohemi në mbështetjen tonë për organizatat dhe individët që luftojnë për drejtësinë sociale e barazinë në vend,” njoftojnë organizuesit përmes një postimi në Twitter.

Koncerti i 50-vjeçarit pritej të mbahej më 5 dhe 6 shtator në Filadelfia, por si asnjëherë tjetër është shtyrë për vitin 2021.

Ndërkohë që të gjithë po mundohen t’i kthehen normalitetit, Jay-Z mori këtë vendim të papritur që ka mërzitur fansat.

“Live Nation” e fokusuar më shumë në muzikën live dhe ture, sipas Billboard, i siguron bashkëshortit të Beyonce një fitim prej 1.5 milion dollarë për shfaqje./tch

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya