Lladrovci: Përkrahja që profesor Gorani i dha UÇK-së, e bënte të veçantë në mesin e intelektualëve tanë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar profesor Hajrullah Goranin si një adhetar të shquar që dha kontribut në shkencën e ekonomisë dhe rezistencës sindikale. Kështu shkruan Lladrovci: Largimi nga kjo jetë e Prof. Hajrullah Goranit, më preku thellë. Ai ishte një atdhetar i shquar, me kontribut në shkencën e ekonomisë dhe rezistencës sindikale. E […]
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar profesor Hajrullah Goranin si një adhetar të shquar që dha kontribut në shkencën e ekonomisë dhe rezistencës sindikale.
Kështu shkruan Lladrovci:
Largimi nga kjo jetë e Prof. Hajrullah Goranit, më preku thellë. Ai ishte një atdhetar i shquar, me kontribut në shkencën e ekonomisë dhe rezistencës sindikale.
E kujtoj me nderim Profesorin nga Greva e studentëve më 1991, ku ishin të pranishëm shumë prej udhëheqësve tanë të sotëm, në veçanti shokët e ilegalitetit dhe shokët e armëve të para të rezistencës.
Ai ishte përkrahës i UÇK-së dhe kjo e bënte të veçantë në mesin e intelektualëve tanë.
Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për Familjen, miqtë dhe dashamirët e Profesorit.
Do ta kujtoj gjithmonë me nderim Prof. Hajrullah Goranin!












