Lansohet me sonda Al-Amal, misioni i parë arab për në Mars

Misioni i parë hapësinor arab në Mars i quajtur Al-Amal, ose Shpresa, ka arritur që me sukses të ndajë sondën nga raketa prej Japonisë rreth një orë pas nisjes. Një transmetim live i këtij lansimi shfaqte raketën duke mbajtur sondën arabe duke u nisur nga Qendra Hapësinore e Tanegashimas në Japoninë jugore rreth orës 6.58 […]
Një transmetim live i këtij lansimi shfaqte raketën duke mbajtur sondën arabe duke u nisur nga Qendra Hapësinore e Tanegashimas në Japoninë jugore rreth orës 6.58 të mëngjesit.
Saktësisht një orë më vonë, transmetimi shfaqte njerëz duke duartrokitur në dhomën e kontrollit të Japonisë, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Në Dubai, lansimi u përcoll me ngazëllim e dalldi, me zëvendës-menagjeren e projektit, Sarah al-Amirin, që tha se “ishte ndjenjë e papërshkruarshme” të shihje sondën në hapësirë.
“Kjo është e ardhmja e Emirateve të Bashkuara Arabe,” tha Amiri, e cila është po ashtu ministre e shkencave të avancuara.
Projekti i emirateve është njëri nga tre projektet që po garojnë për në mars, prëfshirë Tianwen-1 nga Kina dhe Mars2020 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në muajin tetor, planeti Mars do të jetë më afër Tokës me vetëm 62 milionë kilometra larg, sipas NASA-s.
Misioni al-Amal, Shpresa, pritet të mbërrijë në orbitën e Marsit në shkurtin e 2021-s, duke shenjuar 50 vjetorin e bashkimit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një aleancë prej shtatë emirateve. /Periskopi












