Kurti kërkon zgjedhje para bashkëpartiakëve të tij: Neve na don qytetari, ata e duan njëri-tjetrin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme si për shëndetin e qytetarëve, ashtu edhe për shëndetin e demokracisë dhe të shtetit. Ish-kryeministri i Kosovës këto deklarime i bëri në mbledhjen e 40-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje. “Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Neve na don populli, […]
Ish-kryeministri i Kosovës këto deklarime i bëri në mbledhjen e 40-të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Të dashur anëtarë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Neve na don populli, kurse ata e duan njëri-tjetrin. Dikur e kanë frikësuar popullin, tash po i frikësohen zgjedhjeve. E zgjedhjet janë zgjidhja edhe për shëndetin e qytetarëve, edhe për shëndetin e demokracisë, edhe për shëndetin e shtetit”.
Kurti në fillim të fjalimit të tij ka folur për pandeminë dhe ka bërë thirrje te qytetarët e Kosovës që të respektojnë masat mbrojtëse për të shpëtuar jetën e tyre dhe të dashurve të tyre.
Fjalimi i plotë:












