Kullat në Prekaz janë në rrezik, kërkohet intervenim i shpejt

Kullat në Prekaz janë në rrezik, kërkohet intervenim i shpejt

Komitetit për përzgjedhjen e projektit për kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz, i cili është themeluar dje nga qeveria e Kosovës, sot ka mbajtur takimin e parë ku u tha se do të veprojnë shpejt, pasi ky kompleks është në rrezik dhe kërkohet me urgjencë të ndodhë një konservim. Pas takimit të këtij komiteti, zëvendëskryeministri Besnik […]

Pas takimit të këtij komiteti, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se ndodhi mbledhja konstituive, ku rishikuan dinamikat që kanë ndodhur.

“Vendosëm që deri të hënën pasdite të na jepet një opinion ligjor për ecjen tutje në veçanti duke e ditur se sa në rrezik është kompleksi, pasi që kërkon me urgjencë të ndodhë një konservim. Të martën do të mbahet mbledhja e dytë e këtij komiteti që në bazë të rekomandimit të marrë vendim dhe të rekomandojë të qeveria për procedurën shtesë të punës që lidhet me veprimin dhe buxhetimin, pastaj të mërkurën kur mbahet mbledhja e qeverisë, qeveria të vendos për këtë projekt me prioritet”, tha ai.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari tha se janë dakorduar të vazhdojnë pasi të marrin një opinion ligjor.

“Po shpresoj që idetë apo vendimet që dalin nga ky komitet ministror të gjejnë përkrahjen në qeveri që me një fjalë të realizohen edhe në praktikë siç kanë qenë në teori, gjithmonë kanë qenë, asnjë herë asnjë lider, asnjë qeveri që nga paslufta nuk ka thënë që nuk ka para për kompleksin memorial Adem Jashari, por që realisht praktika tash veç po fillon për projektin dhe procedurat për konservimin e kullave“, tha ai.

Tahiri tha se në qeverinë Haradinaj, kryetar i komitetit ka qenë Limaj ku kanë ndodhur disa vendime. Kurse, në momentin kur është dashur të ecin tutje, Haradinaj ka dhënë dorëheqje. Ndërsa, në Qeverinë Kurti nuk është themeluar ky komitet.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?