Kujdes si e vendosni dhe mbani maskën, mbulojeni gojën dhe hundën

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se si ta vendosin maskën. IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që ta mbulojnë gojën dhe hundën kur ta vendosin maskën. Ky institut ka publikuar edhe foto ilustruese se si duhet vendosur maska për tu mbrojtur nga Covid-19. […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovës ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes se si ta vendosin maskën.
IKSHPK ka kërkuar nga qytetarët që ta mbulojnë gojën dhe hundën kur ta vendosin maskën. Ky institut ka publikuar edhe foto ilustruese se si duhet vendosur maska për tu mbrojtur nga Covid-19.

Bartja e maskës ashtu si duhet!
Bartja e maskës ashtu si nuk duhet!
“Kujdes si e vendosni dhe mbani maskën! Mbulojeni gojën dhe hundën!”, ka shkrua IKSHPK sipër fotografisë, përcjell lajmi.net.
IKSHPK, ka vazhduar të apelojë te qytetarët për respektimin e masave mbrojtëse, në mënyrë që të ndalet përhapja e mëtutjeshme e pandemisë Covid-19.
IKSHPK në apelin e fundit thekson rëndësinë e mbajtjes së distancës fizike dhe bartjen e maskave. Po ashtu një rëndësi të veçantë i jep edhe mbajtjes së higjienës personale.
IKSHPK- vlerëson se rreziku për përhapjen e koronavirusit mbetet ende i lartë.












