‘Vjen Elezi’: Ish-prokurori Blakaj me një mesazh për sistemin e drejtësisë

Ish-prokurori Elez Blakaj, emri i të cilit u bë i njohur për aktakuzën në rastin ‘Veteranët’, është ‘kthyer’ me një status në Facebook, shkruan lidhur me ‘përpjekjet dhe improvizimet e vazhdueshme për të mbajtur gjallë një system gjyqësor të dirigjuar’, mirëpo nuk dihet për cka saktësisht e ka fjalën. “Pavarsishtë përpjekjeve dhe improvizimeve të vazhdueshme […]
Ish-prokurori Elez Blakaj, emri i të cilit u bë i njohur për aktakuzën në rastin ‘Veteranët’, është ‘kthyer’ me një status në Facebook, shkruan lidhur me ‘përpjekjet dhe improvizimet e vazhdueshme për të mbajtur gjallë një system gjyqësor të dirigjuar’, mirëpo nuk dihet për cka saktësisht e ka fjalën.
“Pavarsishtë përpjekjeve dhe improvizimeve të vazhdueshme për të mbajtuar gjallë një system gjyqësorë të dirigjuar, nuk do të kenë jatëgjatësi. Ky degradim i institucioneve të drejtësisë i cili e ka goditë në thëmel funksionimin e shtetit, akoma më shumë do ta nxit dhe rrit nevojën për reforma të thella në drejtësi, si përgjigjie e natyrshme në raport me kërkesat e qytetarve për një drejtësi të dinjitetshme!”, shkruan Blakaj në llogarinë e tij në Facebook.
“Kur vie koha për të ndodhur dicka, është e pamundur ta ndalosh ose improvizosh zgjidhje artificiale, e këtë më se miri e ka thënë Victor Hugo….. “Nuk ka asgjë më të fuqishme se një ide, koha e së cilës ka ardhur! Jo improvizime!”, shkruan ai.
Kujtojmë se gjatë fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit, kryetari i partisë VV, Albin Kurti, poashtu e bëri të njohur sloganin ‘Le të shkohë Lumezi, le të vije Elezi’, si shprehje se ‘gjoja nën qeverisjen e tij, do të riktheheshin prokurorët si z.Blakaj’.













