Kryeministri Hoti: Marrëveshja për njohje reciproke ka filluar të draftohet

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sapo e ka bërë një postim në të cilin ka informuar publikun se sot në Bruksel do të fillojë draftimi i marrëveshjes që parashihej njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Për më tepër, ai ka ngulmuar në qëndrimin e kaluar se “dialogu teknik ka përfunduar” ndërkohë që ka […]
Për më tepër, ai ka ngulmuar në qëndrimin e kaluar se “dialogu teknik ka përfunduar” ndërkohë që ka kritikuar qeveritë e mëparshme, Kurti dhe Haradinaj, se me “qasjen refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na kanë izoluar”, përcjell Periskopi.
Ai ka cituar një thënie të famshme të presidentit Rugova që thotë se “Shtëpia nuk mbahet pa miq.”
Statusi i plotë:
Dialogu nuk ka alternativë. Por, dialogu teknik ka përfunduar. Tani Kosova ka nisur dialogun për njohje reciproke, dhe sot në Bruksel fillon draftimi i kësaj marrëveshje.
Qasja refuzuese ndaj dialogut dhe ndaj miqve tanë në të kaluarën e afërt na ka izoluar. Shtëpia nuk mbahet pa miq.
Kosova ka një Kryeministër që po i ushtron autorizimet kushtetuese pa lejuar asnjë ndërhyrje në ato autorizime, por duke e koordinuar agjendën e shtetërore të Kosovës me bartësit e institucioneve, me partnerët e koalicionit dhe me opozitën, si dhe duke e mbajtur plotësisht të informuar publikun e gjerë.












