Krasniqi, PDK: Të ndihmohet urgjentisht gastronomia

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht të veproj dhe të ndihmojnë gastronomët e Kosovës në këtë kohë pandemie. Krasniqi than ë seancën e sotme plenare se gastronomia është njëri ndër sektorët më vital të vendit ku punësohen me mijëra punëtorë. Ai […]
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht të veproj dhe të ndihmojnë gastronomët e Kosovës në këtë kohë pandemie.
Krasniqi than ë seancën e sotme plenare se gastronomia është njëri ndër sektorët më vital të vendit ku punësohen me mijëra punëtorë.
Ai kërkoi nga Qeveria që menjëhërë sektorit të gastronimisë t’ua japë nga 170 eurot e premtuara, t’ua mbulojnë qiratë e lokaleve për 50 përqind dhe t’ua shtyej pagesat e kredive.
“Pa hy me vlerësu se a ka qenë e drejtë apo sa ka qenë e drejtë çështja e ndalesës nga ora 21:00 e tutje unë kam parë që edhe gastronomët e kanë shprehur mirëkupimin e tyre për këtë çështje, por në momentin që ne si shtet, në këtë rast Qeveria e cenon një të drejtë të dikujt, atëherë duhet me pasë edhe një masë të lehtësimit apo të kompensimit të asaj çështje, do të thotë ne sot i kemi sjellë para falimentimit të gjithë gastronomët e Kosovës. Edhe një muaj unë nuk besoj që shumica e tyre munden të mbijetojnë. Në anën tjetër, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’i ndihmuar ata”, tha Krasnqi.












