Koreja e Veriut thotë se nuk e ka në plan rifillimin e negociatave bërthamore me Amerikën

Koreja e Veriut thotë se nuk e ka në plan rifillimin e negociatave bërthamore me Amerikën

Koreja e Veriut tha të shtunën se nuk ka në plan të rifillojë negociatat bërthamore me Shtetet e Bashkuara në një të ardhme të afërt nëse Uashingtoni nuk heq dorë nga ato që vendi komunist i quan politika “armiqësore” ndaj Phenianit. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui lëshoi deklaratën pas […]

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Choe Son Hui lëshoi deklaratën pas komenteve të ish këshilltarit të sigurisë kombëtare John Bolton për gazetarët në Nju Jork në fillim të kësaj jave se Presidenti Donald Trump mund të zhvillojë një tjetër samit me udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un si një “surprizë tetori” pak para zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

“A është e mundur të ketë dialog ose marrëdhënie me Shtetet e Bashkuara, një vend që vazhdon politikën armiqësore ndaj Koresë së Veriut dhe nuk respekton marrëveshjet tashmë të arritura në takimin e fundit?” thuhet në deklaratën e Zëvendës Ministrit të Jashtëm Choe.

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili ka punuar intensivisht për të ringjallur negociatat midis Uashingtonit dhe Phenianit, shprehu optimizëm në një video-konferencë me udhëheqësit evropianë, gjithashtu këtë javë, se Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim do të takoheshin përsëri para zgjedhjeve.

Presidenti Trump dhe udhëheqësi koreanoverior Kim janë takuar tre herë që nga viti 2018 për të diskutuar mbi çarmatimin bërthamor të Koresë së Veriut, por negociatat u ndërprenë pas samitit të tyre të dytë në Vietnam në shkurt të vitit 2019, në të cilin Shtetet e Bashkuara refuzuan kërkesat e Koresë së Veriut për lehtësime të konsiderueshme të sanksioneve si kusht për të hequr dorë pjesërisht nga ambiciet bërthamore./voa

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?