Komuna e Dragashit ia gjen një gabim IKSHPK-së në të dhënat e sotme

Komuna e Dragashit ka dhënë detaje për tri rastet e reja të konfirmuara me koronavirus që vijnë nga kjo komunë. Komuna e Dragashit njofton se sot u konfirmuan tri raste me COVID-19 dhe jo katër siç shkruhej në njoftimin e IKSHPK-së. “Sipas rezultateve rezulton t’i kemi 3 të infektuar me virusin Covid-19 dhe jo 4 […]
Komuna e Dragashit njofton se sot u konfirmuan tri raste me COVID-19 dhe jo katër siç shkruhej në njoftimin e IKSHPK-së.
“Sipas rezultateve rezulton t’i kemi 3 të infektuar me virusin Covid-19 dhe jo 4 raste siç ishte në njoftimin e IKSHPK – së”, thuhet në njoftimin e komunës.
Tutje, bëhet e ditur se rastet pozitive nga komuna e Dragashit sipas vendbanimit janë, 1 rast në Brodosanë, 1 rast në Kosavë, 1 rast në Glloboçicë.
Në fund të njoftimit vijon apeli për mbajtjen e maskës, distancës fizike dhe respektimin e masave kundër koronavirusit.












