Kina kërcënon Britaninë pas vendimit për Hong Kongun: “Do t’i vuani pasojat”

Ambasadori i Kinës e ka akuzuar qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar se ka ndërhyrë në punët e brendshme të vendit të tij duke suspenduar procesin e ekstradimit me Hong Kongun. Të hënën, sekretari i punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, njoftoi se qeveria në të cilën bën pjesë do të ndiqte veprimet […]

Të hënën, sekretari i punëve të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Dominic Raab, njoftoi se qeveria në të cilën bën pjesë do të ndiqte veprimet nga Australia, Kanadaja dhe ShBA-ja, dhe formalisht do të suspendonte marrëveshjen e ekstradimit me Hong Kongun si kundëpërgjigjje ndaj vendosjes së njëanshme të Pekinit të ligjeve mbi sigurinë kombëtare.

Kjo ngjarje ndodh pikërisht pak para vizitës në Londër të sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeos, për të diskutuar për Kinën, 5G-në, dhe një marrëveshje të tregtisë së lirë post-Brexit me kryeministrin Boris Johnson.

Pompeo arriti në Londër të hënën por nuk iu adresua mediave, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Mbretëria e Bashkuar po ashtu zgjati embargon e armëve ndaj Kinës që ishte vendosur pas masakrës në Tiananmen Square në vitin 1989, dhe javën e kaluar i kufizoi kohën e qëndrimit kompanisë telefonike Huawei në rrjetin 5G në vend.

Ambasadori kinez në Londër, Liu Xiaoming, akuzoi vendin se “në mënyrë blatante ishte interferuar në punët e brendshme të Kinës dhe kishte kundërshtuar ligjin ndërkombëtar dhe normat bazike të marrëdhënieve udhëheqëse ndërkombëtare”. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?