Këshilltari i ish kryeministrit Kurti sulmon Hashim Thaçin pasi përmendi Ibrahim Rugovën

Pas kthimit të tij nga Haga ku u intervistua për katër ditë nga prokurorët e Dhomave Speciale, presidenti Thaçi iu adresua qytetarëve të vendit dhe nderoi me përmendje disa prej figurave më të larta kombëtare. Kjo si duket nuk i ka pëlqyer Driton Talit, ish këshilltarit të ish kryeministrit Albin Kurti. Tali që avokon pozicionet […]
Tali që avokon pozicionet politike të Vetëvendosjes, është tallur me presidentin Thaçi duke e shpërndarë edhe një video ku shihet ai duke sulmuar presidentin Rugova para më shumë se 20 vitesh pas bisedimeve që kishte zhvilluar me Serbinë.
Njeriu i afërt i Kurtit e ka pyetur z.Thaçi “Hashim a je ti”, derisa në mënyrë cinike i ka kërkuar që ta përmendte Rugovën të parin duke e cilësuar si “rugovist i fundit i mirëfillt” dhe “mik shumë intim i familjes Rugova, përcjell Periskopi.
Ai ka thënë që partinë të cilën e ka krijuar Rugova, LDK-në, tashmë e ka në trashëgim z.Thaçi. /Periskopi
Statusi i plotë:
Hashim a je ti?!!!
Hashimi dje i përmendi heronjtë tanë nga Hasan Prishtina e të fundit e kish lënë Ibrahim Rugovën.
Qysh ashtu?!
Hashim, si miku e badhkëpunëtori ma i ngushtë i Rugovës që ke qenë me vite të tëra; si mik shumë intim i Familjes Rugova që je dhe si rugovisti i fundit i mirëfillt që je: Rugovën ti u dashtë me përmend ma s’pari!!!
Tek e fundit partinë që e krijoi Rugova (me aq mund) ti sot e ke marrë në trashigim!












