Kelmendi për dialogun: Asnjë germë nuk duhet të shkruhet pa prezencën e amerikane

Kelmendi për dialogun: Asnjë germë nuk duhet të shkruhet pa prezencën e amerikane

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka thënë se në dialog me Serbinë asnjë shkronjë nuk duhet të shkruhet pa prezencën amerikane. Kelmendi ka theksuar se pala kosovare duhet të vendos si kusht çështjen e liberalizimit të vizave para Lajçakut dhe Borellit. “Dialogu me Serbinë në Bruksel për përmbylljen e […]

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, biznesmeni i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, ka thënë se në dialog me Serbinë asnjë shkronjë nuk duhet të shkruhet pa prezencën amerikane.

Kelmendi ka theksuar se pala kosovare duhet të vendos si kusht çështjen e liberalizimit të vizave para Lajçakut dhe Borellit.

“Dialogu me Serbinë në Bruksel për përmbylljen e Pavarësisë së Kosovës – Asnjë gërmë nuk duhet të shkruhet pa prezencën Amerikane.

Shkuarja në takimin e Brukselit për ti treguar opinionit ndërkombëtarë se hapat pozitiv të Qeverive për heqjen e pengesave u përmbyllën dhe tani po hapet kapitulli i marrëveshjes me Serbinë në njërën anë dhe i liberalizimit të vizave anën tjetër, si shpërblim nga ana e BE-së nuk po ndodhin paralel. Ky liberalizim nuk ndodhi edhe pse ishte edhe kërkesë e qartë e SHBA-ve ndajë BE-së. Andaj, njëri prej kushteve që pala kosovare ishte dashur ta vendoste para Lajçakut dhe Borelit – duhej të ishte Liberalizimi – si udhëzim konkret i ambasadorit Grenell”, ka shkruar ai në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndodhë në Ëashington, e ku prezent duhet të jetë presidenti i SHBA-së.

“Përmbyllja e punës shumëvjeçare të angazhimit të tërë spektrit politik vendor, të miqve ndërkombëtarë BE-së dhe në veçanti atë të SHBA-ve, nuk bënë të ndodhë në Bruksel por duhet të ndodhë ekskluzivisht në Ëashington dhe atë me prezencën e Presidentit të SHBA-ve dhe administratës së tij. Edhe në Ëashington, gjatë aktit Historik të Nënshkrimit të Marrëveshjes është e domosdoshme pjesëmarrja e të gjithë Liderëve Politik (njëjtë sikurse në Rambuje).

Duhet kuptuar se kjo marrëveshje nuk është Nënshkrim Individual Institucional, sepse për këtë duhet së pari të ketë dakordancë kryeministri me vet LDK-në, pastaj me Institucionin e Presidentit, Liderëve të Koalicionit një nga një e më pas të shterojë të gjitha mundësitë e mbështetjes edhe të liderëve të partive opozitare PDK-së (që është një prej kontribuesve të kësaj marrëveshjeje – duke qenë për kohë të gjatë në Qeverisje dhe negociata) dhe LVV-së si parti më e madhe si dhe shoqërive civile”, vijon shkrimi i tij.

Tutje ai ka thënë se “duhet pasur parasysh se ftesa e BE-së mundë të jetë sprovim (kurth) politike për të parë besnikërinë dhe orientimin miqësorë që kemi (edhe pse mund të quhet në mesin e miqve – të pa kompletuare) dhe sipas mendimit tim secili angazhim i mëtejmë jashtë Ëashingtonit do jetë thikë pas shpine për të cilën gjë do të ketë konsekuenca Liderët e Kosovës dhe do ketë konsekuenca për të ardhmen e afërt të Kosovës”.

Kelmendi thotë se përgatitja e marrëveshjes duhet të përfshijë domosdo statusin e Luginës së Preshevës.

“Nuk bënë dhe do jetë i pafalshëm historikisht anashkalimi i kërkesave të tyre për të qenë pjesë e Kosovës, gjë që unë në vazhdimësi e mbështesë, apo minimum i realizimit të kërkesave të jetë statusi i njëjtë i tyre me pakicën serbe në Kosovë. Në të kundërtën ata do të jenë pre e presioneve dhe persekutimeve të njohura sistematike serbe.

Sugjerim nga përvoja jetësore, politiko-ekonomike: Secili nxitim për të bërë diçka dhe pa qëllime të caktuara – nënkupton pamundësimin e finalizimit individual të Marrëveshjes”, përfundon shkrimi i tij.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?