Kanye West thotë se po kandidon për president të ShBA-së

Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po bëhet edhe më e nxehtë. Kjo pasi reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar edhe njëherë në rrjete sociale kandidaturën për president të ardhshëm të SHBA-së. Në një reagim të tij në twitter ai tregon vendimin e tij se do t’i rreket garës për […]
Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se po bëhet edhe më e nxehtë.
Kjo pasi reperi i famshëm Kanye West ka deklaruar edhe njëherë në rrjete sociale kandidaturën për president të ardhshëm të SHBA-së.
Në një reagim të tij në twitter ai tregon vendimin e tij se do t’i rreket garës për t’u bërë president i ardhshëm.
”Tani duhet të realizojmë premtimin e Amerikës duke i besuar Zotit, duke unifikuar vizionin dhe duke ndërtuar të ardhmen tonë”, shkroi ai.
”Unë do të kandidoj për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shprehet West.












