Kadriaj godet VV-në: E keni përdorur pandeminë për protagonizëm, ka shumë të pavërteta në Qeverinë Kurti

Kadriaj godet VV-në: E keni përdorur pandeminë për protagonizëm, ka shumë të pavërteta në Qeverinë Kurti

Deputetja e Aleancës për Ardhmëinë e Kosovës, Time Kadriaj, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19 nga Qeveria Kurti dhe qeveria aktuale Hoti. Ajo ka kritikuar Qeverinë e kaluar Kurti, e cila, sipas deputetes Kadriaj, ka përdorur situatën pandemike vetëm për protagonizëm e reklamë. “Me lejoni vetëm […]

Ajo ka kritikuar Qeverinë e kaluar Kurti, e cila, sipas deputetes Kadriaj, ka përdorur situatën pandemike vetëm për protagonizëm e reklamë.

“Me lejoni vetëm t’ua prezantoj te vërteten e Kosovës ne krahasim me boten sa i përket menaxhimit te pandemisë ne qeverinë e kaluar dhe ne kete qeveri krahasuar me parametrat vlerësues te worldmeters, faqe e cila përpilon te dhënat ne lidhje me pandeminë dhe e cila shfrytëzon te dhënat e OBSH se për 213 shtete te botes. Ndonese Kosova nuk është anëtar e OBSH se nuk do te thotë, qe ne te mos studiojmë dhe analizojmë shkencërisht statistikat tona dhe t’i krahasojmë me parametra botëror, nuk do te thotë qe te fshihemi nga e vërteta dhe te manipulojmë e mashtrojmë qytetaret tanë”, tha ajo në Kuvend.

Kadriaj ka thënë se situata në kohën e qeverisë Kurti, situata nuk ka qenë ashtu siç është thënë.

“Sa i përket semundeshmerise, përhapjes se infeksionit me Covid 19, Kosova renditej ne vendin e 79 kurse sot eshte ne vendin e 56 cka i bie jemi me mire per 23 vende. Kurse sa i përket vdekshmërisë deri me 30 maj Kosova ishte ne vendin e 74 ndërsa tani gjendet ne vendin e 59 qe i bie se jemi me mire per 15 vende ne renditje”, ka thënë ajo.

Ajo ka vazhduar.

“Ndërsa sa i përket numrit te testimeve ne 1 milion banore ishim ne vendin e 116, kurse sot jemi ne vendin e 101 qe i bie jemi me mire për 15 vende ne renditje te shteteve te botes me numër te testimeve”, theksoi ajo.

“Kjo është e vërteta e menaxhimit te pandemisë ne Kosove. Kur është ne pyetje shëndeti publik i qytetareve tanë, kur eshte ne pyetje jeta e tyre nuk guxoni te manipuloni politikisht me te vërteten por duhet ta mbroni atë dhe te ndjeni përgjegjësi te kontribuoni ne përmirësim te situatës”, theksoi deputetja Kadriaj.

Ajo, po ashtu, ka thënë se VV kishte filluar me lehtësimin e masave në kohën kur s’kishet ligj për Covid-19, që sot kërkohet aq shumë nga VV.

“Qeveria Kurti, ka filluar me lehtësimin e masave kundër coronavirusit në Kosovë në fazën e parë më 4 maj, fazën e dytë më 18 maj dhe fazën e tretë më 1 qershor, pa e miratuar Ligjin Anti-COVID-19, pa e analizuar mirë situatën e rënduar, ndërsa edhe shtetet me të fuqishme si SHBA tek në mes të qershorit filluan aplikimin e fazës së parë, ndërsa tek ne pikërisht LVV në atë periudhë organizonte protesta me motive politike. Bile në ato tubime politike mbajti fjalim edhe ish- ministri Vitia i cili u zhvesh nga petku i mantelbardhit sapo la pozitën. Nga ai tubim filloi gjithçka për mbrapsht sa i përketë rreshqitjes nga duart e situatës me pandeminë”, tha ajo.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?