JAVA: Intervistimi i Thaçit, ulja e lakores së të infektuarve dhe takimi në Bruksel

JAVA: Intervistimi i Thaçit, ulja e lakores së të infektuarve dhe takimi në Bruksel

Sot po merr fund një javë mjaft domethënëse për Kosovën, e shtrirë në mes të verës por e përcjellur me zhvillime të shumta nga intervistimi i presidentit Thaçi në Hagë e tek deri te dialogu në Bruksel. Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e nisi javën duke u intervistuar në Dhomat e Specializuara të […]

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e nisi javën duke u intervistuar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në cilësinë e të dyshuarit. Këto intervistime ishin tepër të gjata ndërkohë që presidenti i vendit dukej në disponim mjaft të rënduar.  

Ai u kthye në Prishtinë pas katër ditësh intervistime në qytetin holandez, dhe u prit nga disa qytetarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës. Atij i dhanë zemër edhe disa kosovarë të tjerë në Hagë që besonin në pafajësinë e tij dhe në pastërtinë e luftës së UÇK-së.

Ndërkohë që presidenti Thaçi intervistohej, kryeministri Avdullah Hoti kishte udhëtuar drejt Brukselit për t’u takuar me presidentin serb Alekandës Vuçiq në takimin e parë fizik mes tyre. Bashkimi Evropian, ashtu siç edhe pritej, në disa raste u pa derisa i mbante anën Serbisë dhe presidentit Vuçiq – siç ishte rasti me pozicionin ku ishte ulur Mirosllav Lajçaj (emisari i BE-së për dialogun, krah Vuçiqit dhe përballë Hotit) dhe nga një libër ku shkruhej qartë “Kosova dhe Metohija”.

Hoti e pati edhe një ndërveprim të çuditshëm me presidentin Vuçiq, që në Kosovë u cilësua si i pakëndshëm dhe i padenjë. Vuçiq e pyeti nëse ai fliste serbisht, ndërsa Hoti ia ktheu se e kuptonte atë gjuhë, shkruan Periskopi.

Kjo javë ishte shumë e ngarkuar edhe me seanca të Kuvendit të Kosovës, që u përshkuan me një numër të madh përplasjesh mes deputetëve të LDK-së e VV-së, PDK-së e VV-së dhe AAK-së e VV-së. Ndonjëherë, përplasjet ishin edhe për çështje krejtësisht të kota e të parëndësishme.

Sidoqoftë, u miratua në lexim të parë rishikimi i buxhetit të Republikës së Kosovës – gjë që përbën një lajm të mirë për të gjithë punëtorët dhe punëdhënësit në vend.

Por, lufta ndaj pandemisë jep lajme të mira e të këqija. I miri është rritja drastike e qytetarëve që po i vendosin maskat për mbulimin e gojës dhe hundës. Dhe po ashtu, ulja e lakores nga mbi 200 në poshtë 150. Sidoqoftë, numri i vdekjeve e bën mjaft të rëndë situatën pasi tashmë ka shkuar në 124 sosh. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?