Ishin mbështetëse të dëshmitarëve të Jehovait, nëna dhe vajzat në Shqipëri dyshohet se u vetëflijuan

Ishin mbështetëse të dëshmitarëve të Jehovait, nëna dhe vajzat në Shqipëri dyshohet se u vetëflijuan

Detaje të reja dalin në dritë nga vetëflijimi i nënës dhe së bijës së saj që tronditi Tiranës mbrëmjen e djeshme (2 korrik). Ka qenë kunati i Zhaneta Josifit ai që është shprehur se kishte më shumë se dy muaj që nuk e shikonte këtë të fundit. Sipas tij ajo nuk e lejonte që të […]

Detaje të reja dalin në dritë nga vetëflijimi i nënës dhe së bijës së saj që tronditi Tiranës mbrëmjen e djeshme (2 korrik).

Ka qenë kunati i Zhaneta Josifit ai që është shprehur se kishte më shumë se dy muaj që nuk e shikonte këtë të fundit.

Sipas tij ajo nuk e lejonte që të dilte as vajzën e saj, Anisa Josifin.

Ai shton se ato janë rekrutuar në Përmes si fillim dhe më pas mësimet i kanë marrë te qendra në zonën e Selvisë në kryeqytet.

Kunati i Zhanetës: Kisha më shume se 2 muaj që nuk i shihja fare Zhanetën dhe Blertën. I shkova në shtëpi kërkova Anisën me tha nuk e lëmë të dalë se nuk ka bërë ditët e Zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare.

I kam folur dhe për punën e fesë, por me urrenin. Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër te Selvia. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk me lejuan me ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin.

Ndërkohë, 34-vjeçarja Blerta Josifi është transferuar te urgjenca e psikiatrisë  dhe është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Ajo në dëshminë para grupit hetimor është shprehur se: Ju nuk e keni idenë se sa sakrifica bëjmë ne për të arritur ringjalljen.

Dyshohen se u vetëflijuan, vajzat dhe nëna ishin mbështetëse të dëshmitarëve të Jehovait

Drejtori i policisë së Tiranës, Rebani Jaupaj dha detaje nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme, ku një nënë dhe vajza e saj 30 vjeçe u gjetur të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se nëna dhe vajzat ishin mbështetëse të dëshmitarëve të Jehovait. Këto janë vetëm dyshime pasi në vijim pritet të zbardhen detaje.

Jaupaj tha se në banesën e tyre janë gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare.

Rebani Jaupi: ”Paraprakisht eksperti mjeko-ligjor komunikoi dhe të dy viktimat nuk kishin shenja jete por mendohet se mund të jenë vetëflijuar, grupi hetimor vazhdon hetimet. Po grumbullojmë të gjitha provat materiale në ambientet e banesës. Kemi gjetur shënime të ndryshme me përmbajtje fetare. Të dyja vajzat kanë qenë të arsimuara, kanë mbaruar shkollën e lartë por ishin të papuna. Në konstruktin e tyre shihet që ka shenja të mosushqyerjes ditët e fundit. Do të japim një deklarim më të saktë pasi të dalë ekspertiza mjeko-ligjore.”

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?