IKShPK-ja pranon 41 mijë komplete testimi nga Luksemburgu e Austria

IKShPK-ja pranon 41 mijë komplete testimi nga Luksemburgu e Austria

41 mijë komplete testimi në luftën ndaj COVID-19 janë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton Ekonomia Online. Ky donacion është financuar nga Luksemburgu dhe Austria, i cili po konsiderohet si i mirëseardhur për personelin shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion do ta lehtësojë luftën kundër pandemisë COVID-19. “Jemi […]

41 mijë komplete testimi në luftën ndaj COVID-19 janë dorëzuar në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, raporton Ekonomia Online.

Ky donacion është financuar nga Luksemburgu dhe Austria, i cili po konsiderohet si i mirëseardhur për personelin shëndetësor.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ky donacion do ta lehtësojë luftën kundër pandemisë COVID-19.

“Jemi në një front të përbashkët të angazhimit për t’ia lehtësuar qytetarëve luftën me pandeminë. Jemi këtu për ta falënderuar ambasadorin në emër të qytetarëve dhe UNDP-në që e kanë realizuar në kohë rekorde sjelljen e testimeve dhe do të na lehtësojë luftën tonë në situatën në të cilën gjendemi”, tha Zemaj.

I pari i Shëndetësisë ka bërë thirrje që të respektohen masat në mënyrë që mos ngarkohet personali shëndetësorë.

“Mendoj që me ngritjen e këtyre kapaciteteve sado pak mund të arrijmë dhe ne të jemi më stabil që të ecim më tutje. Dhe ne sa më shumë duhet ti respektojmë masat që mos tekë nevojë për testime dhe që mos ta ngarkojmë personalin mjekësor”, u shpreh Zemaj për EO.

Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka thënë se tash janë rritur edhe kapacitetet e testimeve.

Ai ka thënë se do të rritet numri i testimeve edhe në 6 institutet rajonale.

“Kanë sjellë në kontingjentin më të madh të testeve laboratorike dhe kanë sjellë 41 mijë teste të cilat do të shërbejnë për diagnostikimin laboratorik të virusit COVID-19. Ne kemi rritur kapacitetet dhe do të vazhdojmë duke i rritur por për një kohë të shkurtër edhe në 6 institutet rajonale”, tha Ramadani për EO.

Ndërsa Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, tha se Austria do të vazhdojë gjithmonë ta ndihmojë Kosovën e jo vetëm këtë herë me testime.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?