Ia huq keq Joe Biden: E quan Trumpin “presidentin e parë racist” edhe pse disa paraardhës ishin skllavopronarë

Joe Biden, kandidati demokrat për president të ShBA-ve, e ka quajtur presidentin aktual Donald Trump si “të parin president të zgjedhur racist të Shteteve të Bashkuara”, edhe pse disa presidentë paraardhës ishin pronarë skllevërish zezakë. Komentet e Bidenit erdhën gjatë një fushate online të organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Punëtorëve të Shërbimit Publik, kur një […]
Komentet e Bidenit erdhën gjatë një fushate online të organizuar nga Unioni Ndërkombëtar i Punëtorëve të Shërbimit Publik, kur një pjesëmarrës iu ankua atij për racizmin e pretenduar të z.Trump mbi krizën e Covid-19.
Z.Biden më pas sulmoi Trumpin për “shpërndarjen e tij të racizmit” duke cituar edhe frazat që kishte përdorur si “virusi kinez” për ta përshkruar koronavirusin, raporton The Guardian, përkthen Periskopi.
“Mënyra qysh trajtoj njerëzit bazuar në ngjyrën e lëkurës së tyre, të origjinës kombëtare, të prejardhjes, është absolutisht tmerruese,” tha Biden. “Asnjë president në detyrë nuk e ka bërë këtë gjë.”
“Kurrë, kurrë, kurrë. Asnjë president republikan nuk e ka bërë këtë gjë. Asnjë president demokrat,” vazhdoi ai. “Ne kemi pasur racistë, dhe ata kanë ekzistuar. Ata kanë provuar të zgjidheshin presidentë. Ai është i pari që ia ka dalë mbanë.”
Në fakt, ShBA-të më herët kishin pasur edhe presidentë skllavopronarë si George Washington dhe Thomas Jefferson, por edhe të tjerë që kishin pasur qëndrime tepër raciste si Woodrow Wilson ndër të tjerë. /Periskopi












