Hulumtimi: 77% e serbëve do ta njihnin Kosovën nëse do t’ju mundësohej anëtarësimi në BE

Hulumtimi: 77% e serbëve do ta njihnin Kosovën nëse do t’ju mundësohej anëtarësimi në BE

Rezultatet e hulumtimit të Institutit për çështje evropiane, organizatë kjo joqeveritare, tregojnë se numri i qytetarëve të Serbisë që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, në krahasim me vitin e kaluar, është duke rënë. Kjo për arsyen se shumica e tyre konsiderojnë që Serbia nuk mundet sërish që të ketë kontroll të plotë mbi […]

Rezultatet e hulumtimit të Institutit për çështje evropiane, organizatë kjo joqeveritare, tregojnë se numri i qytetarëve të Serbisë që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, në krahasim me vitin e kaluar, është duke rënë.

Kjo për arsyen se shumica e tyre konsiderojnë që Serbia nuk mundet sërish që të ketë kontroll të plotë mbi Kosovën, ndërkohë që shumica dërmuese nuk e di se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Hulumtimi i opinionit publik lidhur me marrëdhëniet e qytetarëve të Serbisë ndaj Kosovës është bërë gjatë periudhës nga 6 deri më 12 mars, 2020, në një mostër përfaqësuese prej 1,203 të anketuarve, në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese Ninamedia.

Gati se gjysma e të anketuarve (46 për qind), konsideron që nuk është e mundur që Serbia sërish të realizojë kontrollin dhe sovranitetin e plotë mbi Kosovën, ndërkaq 38 për qind e të anketuarve konsiderojnë që një gjë e tillë është e mundur. Se kjo është e mundur në masë të madhe, këtë e konsiderojnë të anketuarit me moshë më të vjetër se 45 vjet dhe të anketuarit me nivel më të ulët të arsimimit, thuhet në hulumtim.

Se Kosova është e humbur, këtë e konsiderojnë 42 për qind e qytetarëve, ndërkaq 46 për qind konsiderojnë që nuk është e humbur. Qëndrimi se Kosova është e humbur, në masë më të madhe është shprehur nga të anketuarit e moshës 30 deri 44 vjeç, nga të anketuarit me nivelin më të lartë të arsimimit dhe nga popullata e qyteteve, tregojnë rezultatet e hulumtimit.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 77 për qind i tyre nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërkaq 13 për qind e të anketuarve, do ta mbështesnin. Të anketuarit mbi moshën 45 vjet janë ata që janë në numër më të madh që kanë qëndrimin se nuk do të duhej të pranohej pavarësia e Kosovës.

Shumica nuk e dinë se cili është plani për Kosovën

Madje, 89 për qind e të anketuarve, nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

“Plani i presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili Kosovës do t’ia sillte pavarësinë, ndërkaq për qytetarët e Serbisë një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë, nuk do ta përkrahnin 57 për qind e të anketuarve, ndërkaq 23 për qind do ta përkrahnin këtë plan”, thuhet në hulumtim.

Pak më shumë se një e katërta (27 për qind) e të anketuarve konsideron që kjo qeveri (e Serbisë) do ta pranojë Kosovën, ndërkaq pak më shumë se gjysma e të anketuarve (53 për qind) mendon që kjo qeveri nuk do ta bëjë këtë. Një e pesta e të anketuarve nuk di se si të deklarohet.

Në qoftë se nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, shumica e të anketuarve do të votonin kundër (66 për qind), në votim nuk do të dilnin 14 për qind, 11 për qind nuk do të dinin se si të votonin, ndërkaq 9 për qind do të votonin për. Të anketuarit që do të votonin kundër, në masën më të madhe janë meshkuj dhe të anketuarit mbi moshën 45 vjet.

Në raport me vitin 2019, është vërejtur ulje e numrit të të anketuarve që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, ka theksuar Instituti për çështje evropiane.

Instituti për çështje evropiane është organizatë e pavarur, joqeveritare, i cili në Serbi është themeluar në vitin 2010. Ky institut i përcjellë bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian dhe angazhohet në mënyrë aktive për anëtarësimin e Serbisë në kornizat euroatlantike. /REL

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?