Hoxhaj: Qeveria me qasje të gabuar në dialog, hapi temën e të zhvendosurve serbë që ishte mbyllur në 2005

Hoxhaj: Qeveria me qasje të gabuar në dialog, hapi temën e të zhvendosurve serbë që ishte mbyllur në 2005

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, deputeti Enver Hoxhaj, e ka konsideruar të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçic. Hoxhaj tha në konferencë për media se PDK nuk është kundër dialogut, por është seriozisht kundër qasjes dhe […]

Hoxhaj tha në konferencë për media se PDK nuk është kundër dialogut, por është seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se takimi para dy ditësh në Bruksel tregoi se Qeveria e Kosovës nuk është e përgaditur politikisht dhe përmbajtesisht për dialogun dhe ajo hyri në një proces të tillë, pa platformë, pa strategji, pa konsensus, pa koordinim, pa pervoje për këtë proces, dhe pa asnjë ekspertë.

“Si pasojë e kësaj qasje të gabuar, Kosova ka rifilluar dialogun me Serbinë pa afat kohor, pa parime dhe pa unitet, duke e dëmtuar pozicionin negociues te Kosovës. Përgaditja e vetme është vetëbesimi naiv, i cili do të mund ta drejtoj këtë proces në një udhë pa krye”, tha Hoxhaj.

Deklarata e plotë e deputetit Enver Hoxhaj:

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të nxituar, pa qartësi dhe pa mbështetje të nevojshme politike e institucionale takimin e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në Bruksel me presidentin serb, Aleksandër Vuçic. Dua ta them qysh në fillim se PDK nuk është kundër dialogut, por është seriozisht kundër qasjes dhe mënyrës së gabuar se si Qeveria e Kosovës po i qaset dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Takimi para dy ditësh në Bruksel tregoi se Qeveria e Kosovës nuk është e pregaditur politikisht dhe përmbajtesisht për dialogun dhe ajo hyri në një proces të tillë:

·       Pa platformë
·       Pa strategji
·       Pa konsensus
·       Pa koordinim
·       Pa pervoje për këtë proces, dhe
·       Pa asnjë ekspertë.

Të dashur qytetarë,

Si pasojë e kësaj qasje të gabuar, Kosova ka rifilluar dialogun me Serbinë pa afat kohor, pa parime dhe pa unitet, duke e dëmtuar pozicionin negociues te Kosovës.

Pregaditja e vetme është vetëbesim naiv, i cili do të mund ta drejtoj këtë proces në një udhe pa krye.

Takimi në Bruksel është vetëm goditje ndaj përpjekjeve të vazhdueshme të të gjitha partive politike në Kosovë për të ndërtuar një qëndrim të përbashkët karshi Serbisë.

Ky është avazi i njëjtë i ndjekur edhe ish qeveria Kurti, e cila hartoi një listë të detyrave të shtëpisë pa koordinim me Amerikën jashtë, dhe pa unifikim të partive kryesore politike brenda.

Takimi ne Bruksel nuk është dashur të mbahet fare. Nëse Qeveria vetëm pak të kishte ide për dialogun, është dashur që të kërkoj që takimi të shtyhet deri në krijimin e rrethanave më të përshtatshme, si kthimi i Presidentit në Kosovë, koordinimi ndërinstitucional, arritja e konsensusit dhe përgatitja serioze dhe përmbajtësore për këtë proces, i cili është kaq i rëndësishëm, i vështirë dhe i rëndë.

Kur merr pjesë në një proces që është i pa pregaditur, gabimet janë në formë dhe në përmbajtje. Për herë të parë, delegacioni i Kosovës pranoi të qëndroj dhe ulet pa protokoll dhe i pabarabartë, ku ndërmjetësi i BE-së ishte ulur me palën tjetër.

Është foto e parë e një takimi jo-bilateral të kryeministrit të vendit që kemi nga të gjitha takimet në Bruksel, nga viti 2011.

Më shumë se kjo janë gabimet strategjike. Në takimin e Brukselit u pa se Kryeministri Hoti është mashtruar nga Serbia në përcaktimin dhe renditjen e temave.

Për herë të parë, është futur tema e të zhvendosurve serbë nga Kosova, e cila është e mbyllur që më shumë se një dekadë, para 15 vitesh. Kosova i ka përmbushur të gjitha obligimet në atë proces dhe të vetmit të zhvendosur që nuk po mund të kthehen në pronat e tyre, janë shqiptarët e pjesës veriore të Mitrovicës.

Një temë e tillë nuk ka qenë pjesë e negociatave as në Vjenë (2006-07) dhe as në dialogun e Brukselit nga viti 2011. Nga kjo temë, Serbia tenton që përmes numrave ‘artificial’ ta kthej Kosovën në vitet 2000 dhe ta paraqes si një vend ku nuk është mundësuar kthimi i serbëve në Kosovë. (Qëllimi i Serbisë përmes kësaj teme është ta rikthej edhe temën e pronave të Serbisë në Kosovë. Nëse kjo ndodhë, do jetë pasojë e qasjes së gabuar të Qeverisë së Kosovës nga takimi i fundit në Bruksel).

Për më shumë, temen e të pagjeturve, i dërguari special i BE-së për dialogin, Miroslav Lajcak e quajti “simbolike’ duke e relativizuar përballë temave tjera. Kjo është shqetësuese.

Kryeministri Hoti dhe Lajcak duket ta dijnë që e vërteta për të pagjeturit e Kosovës është në arkivat e ushtrisë dhe policisë së Serbisë. Kjo çështje nuk është aspak simbolike por një plagë e hapur nga koha e luftës që kërkon zgjidhje imediate.

Nga ajo që u pa nga takimi në Bruksel, u dëshmua një kompleks i rëndë inferioriteti nga ana e Hotit kundrejt Vucicit, të cilit i’u nënshtrua si për nga gjuha trupore e po ashtu nga ajo verbale.

Kryeministri Hoti, duhet ta kuptoj se nuk e njeh dialogun si proces dhe as temat e tij, as mënyrën e pregaditjes së një takimi dhe as negocimin. Nëse dikush humb nga epilogu i negociatave të papërgatitura është Kosova. Çdo lëshim për mungese dijesh nga ana e tij do ti kushtojnë Kosovës tani dhe gjeneratave qe do të vijnë.

Para se ta shndërroj dialogun në prioritet mbi prioritete, Qeveria Hoti ka të paktën tri top prioritete në Kosovë, të cilat qëllimshëm i ka lënë pas dore.

Dështimi në përballjen me pandeminë, mashtrimi për të krijuar një fond prej 1 miliard eurosh për rimëkëmbje ekonomike dhe mungesa e përkrahjes konkrete për punëtorët janë nevojë urgjente që kërkojnë reagim të menjëhershëm.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?