Hoxhaj: Kosova, falenderuese përgjithmonë për ndihmën e madhe të popullit amerikan

Hoxhaj: Kosova, falenderuese përgjithmonë për ndihmën e madhe të popullit amerikan

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kosovarët e patën shpresë e simbol të lirisë flamurin amerikan gjatë okupimit serb. Hoxhaj ka thënë se Kosova kurrë nuk do të harrojë ndihmën e madhe të këtij vendi e kombi Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, […]

Ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke thënë se kosovarët e patën shpresë e simbol të lirisë flamurin amerikan gjatë okupimit serb. Hoxhaj ka thënë se Kosova kurrë nuk do të harrojë ndihmën e madhe të këtij vendi e kombi

Deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, duke shpërndarë një fotografi të vitit 1996 kur është hapur zyra e parë e SHBA-së në Kosovë.

Hoxhaj, ka thënë se flamuri amerikan ishte flamur i shpresës për të gjithë kosovarët që përjetuan okupimin serb, ishtë simbol i lirisë, demokracisë dhe paqes që e priste të ndërtonte Kosova pas një lufte që shkaktoi shumë humbje e dhimbje.

Enver Hoxhaj, ka shkruar se Kosova nuk harron dhe kujton miqtë e saj të mëdhenj edhe në kohë paqe, duke shtuar se kombi amerikan ka dhënë dhe vazhdon të japë shumë për paqen globale.

Ky është statusi i plotë i Enver Hoxhajt në Facebook:

Është ky flamuri i shpresës për të gjithë kosovarët që përjetuan okupimin serb! Ishte ky flamur, simbol i lirisë, demokracisë dhe paqes që priste të ndërtonte Kosova pas një lufte që shkaktoi shumë humbje e dhimbje.

Prandaj Kosova nuk harron dhe kujton miqtë e mëdhenj edhe në kohë paqe.

Është ky viti i 244-të i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këtij djepi të demokracisë dhe garantuesit të vlerave demokratike edhe sot në botë! Ky komb i madh ka dhënë dhe po vazhdon të japë shumë, për paqen globale.

Kjo ditë e madhe për kombin amerikan është edhe sot datë e shënuar për kosovarët. Kosova nuk do të harrojë dorën e madhe të ndihmës të këtij vendi e kombi, që beson dhe angazhohet për të drejtat e njeriut dhe liritë njerëzore!

Falenderues përgjithmonë!

Urime 4 Korriku!

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?