Hoti tregon masën radikale se si do ta bind Labin dhe të ngjashmit se koronavirusi ekziston

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, doli sot në një konferencë për media pas një takimi me institucionet kryesore shëndetësore të vendit. Ai prezantoi propozimet për masat e reja, ku përfshihej edhe kufizimi i lëvizjes prej orës 21:00 e deri në pesë të mëngjesit për qytetarët e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit dhe Vushtrrisë. Por, pjesa […]
Ai prezantoi propozimet për masat e reja, ku përfshihej edhe kufizimi i lëvizjes prej orës 21:00 e deri në pesë të mëngjesit për qytetarët e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajit dhe Vushtrrisë.
Por, pjesa më interesante e fjalimit të tij ishte prezantimi i një mase të re që përfshinte raportimin e drejtpërdrejt nga Infektiva, ku edhe po ndodh ballafaqimi frontal i stafit shëndetësor me virusin e ri që ka shkaktuar pandeminë Covid-19, shkruan Periskopi.
Hoti tha se deri në 30 për qind e qytetarëve të Kosovës nuk besonin se virusi ishte rrezik real për shëndetin publik, dhe prandaj një masë e tillë ishte e domosdoshme që të bindeshin qytetarët për realitetin e këtij rreziku dhe për telashet me të cilat përballen punëtorët e infektivës.
Kryeministri tha se do të realizohej edhe një strategji e re komunikuese në mënyrë që të bindeshin qytetarët për të besuar në vërtetësinë e virusit. /Periskopi












