Hoti priti në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë, Christian Heldt

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë. Me këtë rast, kryeministri Hoti ka vlerësuar rolin e veçantë të Gjermanisë në procesin e shtetndërtimit demokratik të Kosovës. Kryeministri Hoti […]

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, të cilin e falënderoi për bashkëpunimin dhe angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë.

Me këtë rast, kryeministri Hoti ka vlerësuar rolin e veçantë të Gjermanisë në procesin e shtetndërtimit demokratik të Kosovës. Kryeministri Hoti tha se qytetarët dhe institucionet e Kosovës janë mirënjohës për ndihmën e përhershme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat.

Po ashtu, ai theksoi se është i domosdoshëm thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat e interesit reciprok.Gjatë takimit, kryeministri Hoti e ka vlerësuar punën e ambasadorit Heldt në Kosovë, duke i uruar atij sukses në detyrat e tij të ardhshme.Ndërsa, ambasadori Heldt, pasi e falënderoi kryeministrin Hoti për pritjen dhe bashkëpunimin, vlerësoi se marrëdhëniet e mira ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës do të thellohen edhe më tej në të mirë të dy popujve dhe vendeve tona mike.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?