Hoti i heshtur, udhëton nesër për në Paris

Hoti i heshtur, udhëton nesër për në Paris

Në një moment tepër kritik kur Kosova është goditur në njërën anë nga pandemia dhe në anën tjetër nga Gjykata Speciale, e cila duke shkelur rregullat themelore beri publik qëllimin e saj për të akuzuar strukturat udhëheqëse të UÇK, Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, në heshtje po përgatitet që të udhëtojë nesër për Paris. Sipas […]

Sipas burimeve të Gazetës Metro brenda Qeverisë, kryeministrin Hoti nesër do të udhëtojë në Paris ku pritet të takohet me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Ky takim pritet të mbahet si përgatitje për Samitin e Parisit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që do të mbahet në 10 Korrik në Paris.

Burimet e Metros tregojnë se Parisi dhe Berlini janë duke insistuar mbajtjen me çdo kusht të Samitit të Parisit i cili nënkupton edhe rifillimin zyrtar të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE’ja.

Ndonëse Hoti sot foli pak rreth këtij takimi duke thënë se po e pret datën e konfirmuar,Zyra e Kryeministrit ende nuk e ka bërë publike këtë vizitë dhe nuk ka dhënë asnjë detaj si do të përfaqësohet Kosova atje.

Gjithë këto takime dhe zhvillime në kuadër të rifillimit të dialogut po ndodhin vetëm pas dështimit të takimit të parapare në Shtëpinë e Bardhe në Uashington, i cili dështojë pas bërjes publike të inicimit të aktakuzave kundër Presidentit Thaçi dhe kryetarit të PDK, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Metro.

Tani që Presidenti Thaçi është detyruar të tërhiqet nga puna aktive, duket se evropianet po nxitojnë ta shfrytëzojnë këtë vakum për të fuqizuar Hotin si përfaqësues i vetëm i Kosovës, përkundër faktit se udhëheq një Qeveri të dobët dhe nuk gëzon legjitimitet qytetar.

Kujtojmë se zyra e Prokurorit të Specializuar publikoi emrat e Thaçit e Veselit si të dyshuar për krime lufte, por jo edhe 9 personave të tjerë që u përmenden në njoftim.

Vlen të theksohet po ashtu se akuza nuk është proceduar dhe vulosur nga Gjykata Speciale.

Ndërsa, nga analistët vendorë e ndërkombëtarë është komentuar si ndërhyrje politike kundër bisedimeve në Shtëpinë  Bardhë që pritej të fillonin më 27 qershor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?