Hoti flet me kryetarët e komunave për masat e reja kundër Covid-19

Hoti flet me kryetarët e komunave për masat e reja kundër Covid-19

Ka përfunduar mbledhja virtuale e Kryeministrit Avdullah Hoti me kryetarët e Komunave të Kosovës. Aty u diskutua lidhur me masat e reja marrë së fundi nga Qeveria Hoti, në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.   Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për medie se kryetarët e komunave […]

Ka përfunduar mbledhja virtuale e Kryeministrit Avdullah Hoti me kryetarët e Komunave të Kosovës.

Aty u diskutua lidhur me masat e reja marrë së fundi nga Qeveria Hoti, në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit Covid-19.

 

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë për medie se kryetarët e komunave kanë mirëpritur të gjitha masat e reja që sipas tyre do të shërbejnë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve.

Ai ka konfirmuar se për situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit, javën e ardhshme do të mbahet edhe një mbledhje tjetër ndërsa komunikimi i nivelit qendror me atë lokal do të vazhdojë.

Niveli lokal sot ka parashtruar edhe kërkesa të tjera, kësaj radhe për kompetencë në spitalet rajonale, gjë që ka gjetur mbështetje nga niveli qendror.

Ibrahimi ka theksuar që shtabet komunale të Emergjencave tashmë janë funksionale megjithatë kryetarët e komunave janë zotuar se do t’i mbështesin të gjitha masat që vijnë nga niveli qëndror.

Sipas tyre me qëllim të zvogëlimit të numrit të të infektuarve nga Covid-19.

Në këtë takim virtual, kryetarët e komunave kanë kërkuar nga Kryeministri Avdullah Hoti që të shtohet numri i inspektoratit nëpër zona të ndryshme si dhe të rritet orari i punës për Policinë e Kosovës në mënyrë që mbikëqyrja të prodhojë sa më shumë rezultat.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?