Hoti deklarohet për emërimet e shumta të zëvendësministrave

Hoti deklarohet për emërimet e shumta të zëvendësministrave

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se së shpejti do të emërojë koordinatorin shtetëror për Këshillin e Ekspertëve për dialogun, të cilin e votuan dje në mbledhjen e qeverisë. Duke mos i treguar emrat e të tjerëve që do të jenë pjesë e këtij Këshillit, Hoti tha se si qeveri do të raportojnë në […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se së shpejti do të emërojë koordinatorin shtetëror për Këshillin e Ekspertëve për dialogun, të cilin e votuan dje në mbledhjen e qeverisë.

Duke mos i treguar emrat e të tjerëve që do të jenë pjesë e këtij Këshillit, Hoti tha se si qeveri do të raportojnë në Kuvendi për çdo zhvillim në procesin e dialogut.

“Dje kemi formuar Këshillin e Ekspertëve brenda Zyrës së kryeministrit, i cili do të mbështesë profesionalisht procesin e dialogut, në krye të cilit në bazë të Kushtetutës është kryeministri i cili koordinon punën dhe bën ndërlidhjen edhe të forumit të liderëve të partive politike edhe të Këshillit të Ekspertëve, i cili do ketë një koordinator shtetëror për dialog, të cilin do ta emëroj së shpejti. Dhe mandej komunikimi me Kuvendin që është dakorduar që në baza të rregullta përmes një rezolute që pritet të kalojë në Kuvend, t’i raportojë Kuvendit për çdo zhvillim në procesin e dialogut”, tha Hoti.

Lidhur me emërimet e zëvendësministrave të shumtë nëpër ministri, kreu i ekzekutivit tha se kjo është pjesë e marrëveshjes politike.

“Ato janë emërime politike, të cilat i bëjmë në bazë të marrëveshjeve politike me partnerët e gjithë koalicionit duke iu përmbajtur kritereve që i kemi vendosur në marrëveshje edhe numri i anëtarëve nëpër kabinete të ministrave dhe zëvendësministrave përcaktohet me rregullore të qeverisë“, tha ai.

Ndryshe, deri tani janë emëruar 46 zëvendësministra. Zëvendëskryeministri i parë Besnik Tahiri ka thënë se me projektligjin për Qeverinë është paraparë të jenë 15 ministri dhe dy të tjera në diskrecion të mandatarit. Derisa Qeveria synon që me ligj të saktësojë numrin e zëvendësministrave në rreth 40, ekzekutivi tashmë e ka tejkaluar këtë numër. /KosovaPress/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?