Heta për ndërtimin e xhamisë: Projekt puro politik, tregon lidhjet e BIK-ut me Turqinë

Heta për ndërtimin e xhamisë: Projekt puro politik, tregon lidhjet e BIK-ut me Turqinë

Opinionisti Albert Heta, ka dalur kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë. Heta në Info Magazine deklaroi se duhet respektuar qetësia e banorëve të asaj lagje teksa mbështeti edhe protestën e organizuar sot. “Me përshkru kërkesën që ky projekt me u trajtuar si duhet në një shoqëri normale si tendencë për me ndalu besimin është gabim […]

Opinionisti Albert Heta, ka dalur kundër ndërtimit të xhamisë në Prishtinë.

Heta në Info Magazine deklaroi se duhet respektuar qetësia e banorëve të asaj lagje teksa mbështeti edhe protestën e organizuar sot.

“Me përshkru kërkesën që ky projekt me u trajtuar si duhet në një shoqëri normale si tendencë për me ndalu besimin është gabim skandaloz dhe tendencioz, askush nuk është t’u thirre për ndalim të besimit fetar islam apo çfarëdo besimi tjetër në Kosovë dhe kjo është tendencë me politizu edhe më shumë thirrjen krejt normale të qytetarëve të brengosur të asaj lagje por edhe të Prishtinës për me e trajtu me kujdes çdo ndërhyrje që bëhet në lagjen e tyre”.

“Kush ka bërë thirrje ndonjëherë prej këtyre njerëzve me ndalu besimin islam në Kosovë veç ata që instrumentalizojnë këtë besim për qëllimet e tyre puro politike përdorin këso mjete për me trajtu një guxim qytetarë me iu përballë politikanëve që e trajtojnë qytetin e tyre sikur të ishte pazari i tyre personal”

“Ajo lagje është e urbanizuar, parkingu i PTK-së është ndërtuar për punëtorët e PTK-së dhe për t’i shërbyer asaj ndërmarrje publike dhe nevojave të saj por ndërhyrjet politike kanë tentu me grabit atë hapësirë për me e shndriu në një platformë eksperimentimi”, deklaroi Heta

Heta po ashtu theksoi se sipas tij që nga konkursi e deri tani ky projekt ka qenë i politizuar dhe se nuk ka të bëjë aspak me arkitekturën klasike turke.

“Nevojat e qytetarëve janë parësore në çdo qytet dhe nevojat qytetare prodhojnë edhe kërkesat për një objekt kulti, apo për një sallë sportive apo çka do tjetër”.

“Konkursi është manipuluar, tash bisedat kur bëhen tek ky projekt neo-otoman ka fitu në konkurs e jo ndonjë projekt tjetër lidhet drejtpërdrejt me lidhjet e Bashkësisë Islame të Kosovës me financuesin potencial që është Qeveria e Erdoganit në këtë rast, pasi sikur një projekt tjetër të fitonte e që natyrisht secili projekt tjetër ka mujt me fitu”.

“Ky projekt nuk ka lidhje me arkitekturën, ky projekt nuk ka lidhje as me arkitekturën klasike otomane pasi ne kemi shembuj të shkëlqyer të asaj arkitekture në Qendrën Historike të Prishtinës dhe xhamitë më të mira në Prishtinë e Prizren, ky është një projekt puro politik dhe neo-otoman që tenton me vendos një platformë politike të një politike në qytetin e Prishtinës”, deklaroi Heta

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?