Haziri: Rasti i vdekjes së qytetarëve është një alarm për të gjithë për kujdes maksimal

Haziri: Rasti i vdekjes së qytetarëve është një alarm për të gjithë për kujdes maksimal

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas mbledhjes së Komitetit të Emergjencave për parandalimin e virusit Covid-19, në këtë ditë kur Gjilani është në zi për rastin e djeshëm të humbjes së jetës së qytetarëve, ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse nga qytetarët, në mënyrë që shëndeti publik i qytetarëve të mos rrezikohet. Kryetari […]

Kryetari Haziri, ka bërë të ditur se në vija zyrtare janë duke punuar me qeverinë e Kosovës që të zgjidhen disa nga kërkesat emergjente të Spitalit Regjional të Gjilanit, duke përfshirë rritjen e kapaciteteve për kujdesin intenziv të sëmurëve dhe fluksit eventual të të infektuarve, sepse në këtë institucion jepen shërbime shëndetësore për të gjitha Komunat e Anamoravës dhe nevoja e mbështetjes është e domosdoshme.

Ai ka apeluar për rritje të masave dhe kujdesit ndaj virusit, ‘maska është obligative dhe distanca sociale gjithashtu. Vdekja e djeshme është alarm për të gjithë qytetarët, edhe për ata që e kanë humbur besimin në këtë infeksion, por edhe për ata që e konsiderojnë të rrezikshëm, apo për ata që e konsiderojnë grip të zakonshëm.

“Nga rezultatet e marra sot, për mostrat që janë punuar nga Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik, kemi katër rezultate me konfirmim pozitiv dhe rastet tjera janë negative, duke konfirmuar edhe shërimin e 9 qytetarëve të Gjilanit. Dita e djeshme ishte mort i madh në Gjilan, kemi humbur tre qytetarë të respektuar, që kanë humbur betejën me Covid fatëkeqësisht. Sot Gjilani është në ditë zie, në shenjë respekti e dhimbje për qytetarët tanë. Ne po vazhdojmë me ndërmarrjen e masave adekuate kundër sëmundjes”, ka thënë Haziri.

Ai ka dhënë edhe shifrat e fundit të rasteve gjatë gjithë përballjes me pandeminë globale, për Komunën e Gjilanit.

“Kemi 190 të shëruar plotësisht, raste aktive janë 130, të vdekur 7, ndërsa rasti i tetë, i një të riu që ka humbur jetën për shkak të problemeve shëndetësore, testi është marrë në gjendjen pas vdekjes dhe do të konstatohet nëse ka pas infeksion me Covid apo ka vdekur si pasojë e problemeve tjera shëndetësore. Vdekja e këtij të riu, ka qenë tragjedi jo vetëm për familjen Zeqiri në Gjilan, por për të gjithë qytetarët e Komunës sonë. Deri në këto momente që po flasim kemi pasur 327 të infektuar me Covid. Prej rasteve që i kemi aktive, 47 janë duke u trajtuar në Spitalin Regjional, prej të cilëve 24 janë me Covid dhe kanë nevojë për tretman intenziv, por nuk kanë simptoma të rënda dhe trajtimi bëhet për shkak të oksigjenit në klinikën infektive dhe në repartet e spitalit”, ka theksuar kryetari në fjalën e tij, në konferencën me gazetarë.​

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?