Haradinaj i hidhëruar me Hotin: E la jashtë takimit për dialog Selim Selimin që ka përvojë

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj është hidhëruar me kryeministrin aktual, Avdullah Hotin, për mospjesëmarrjen e Selim Selimit, në takimin në Bruksel, përcjell Periskopi Haradinaj në Rubikon tha se është e pa pranueshme pjesëmarrja në një takim kaq të rëndësishëm një shefe të kabinetit të tij, e ta lë jashtë Selim Selimin që ka përvojë. “Nuk […]
Haradinaj në Rubikon tha se është e pa pranueshme pjesëmarrja në një takim kaq të rëndësishëm një shefe të kabinetit të tij, e ta lë jashtë Selim Selimin që ka përvojë.
“Nuk ka pasur arsyeje me marrë me vete një vajzë të re aty brenda në takim kur është shkuar në dialog, e ta lë Selim Selimin. Nëse nuk i beson Selim Selimit as unë nuk të besojë ty.”, tha Haradinaj
Ai ka shtuar se është kundër kësaj forme të dialogut.
Sipas Haradinajt me këtë formë ne poi a dorëzojmë dialogun komplet BE’së dhe po anashkalojmë Amerikën
“Unë jam kundër që Kosova të vazhdojë pa kornizë, duhet të ëjë kujdes Hoti që të mos e humbim një dialog të udhëhequr nga Amerika, me dorëzu një dialog komplet tek Borelli e Lajqaku. Nuk jemi kundër dialogut me BE’në. Përkrahjen time nuk e ka për pallavra të tilla. Nëse na vazhdojmë me këtë dialog nuk ka si të kyçet Amerika, ne jem duke shkuar me dinamik të BE’së që këta na lënë edhe 10 vjet kështu”, ka shtuar ai/Periskopi












