Haradinaj: Konjufca qëllimshëm defunksionalizoi diplomacinë në Hagë, në prag të aktakuzave ndaj krerëve të UÇK-së

Vetëvendosja qëllimshëm e ka defunksionalizu shërbimin diplomatik të Kosovës në Hagë, në prag të aktakuzave ndaj krerëve të UCK-së dhe do t’i publikojmë letrat skandaloze të Konjufcës. Ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Vetëvendosjes në diplomaci. “Kadale, se po duhet me iu folë si me kanë klasë e parë. Keni marrë […]
Vetëvendosja qëllimshëm e ka defunksionalizu shërbimin diplomatik të Kosovës në Hagë, në prag të aktakuzave ndaj krerëve të UCK-së dhe do t’i publikojmë letrat skandaloze të Konjufcës.
Ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj, ka kritikuar ashpër qeverisjen e Vetëvendosjes në diplomaci.
“Kadale, se po duhet me iu folë si me kanë klasë e parë. Keni marrë merita për njohje nga Xhamajka dhe ai ka dalë skandal. Me heqjen e taksës, kemi marrë cnjohjen nga Sierra Leone. Keni eskalu me gjuhën ndaj ShBA-së dhe e keni sjell në nivelin më të ulët ‘thika mbi hartën e Kosovës’ e kështu. Keni pranu teste nga Serbia. Juve jo që nuk iu pengojnë librat si ajo e komisionerit ‘Kosova e Metohija’, nuk iu pengojnë ato. Ministri Konjufca ka marrë vendime arbitrare e jolegjitime edhe në kohën s aka qenë i shkarkuar”, ka thënë Haradinaj në Kuvend./Periskopi.












