Greta Thunberg fiton çmim 1 milion dollarësh por i dhuron menjëherë në organizata tjera

Aktivistja e njohur tinejxhere Greta Thunberg ka fituar një çmim prej 1 milionë eurosh dhe është zotuar që ato t’i dhurojë për grupet që punojnë për të mbrojtur ambientin dhe ndalur ndryshimet klimatike. “Kjo shumë është më e madhe se sa që mund të nis të imagjinojë, por e gjithë shuma e parave të çmimit […]
“Kjo shumë është më e madhe se sa që mund të nis të imagjinojë, por e gjithë shuma e parave të çmimit do të dhurohet, përmes fondacionit tim, te organizata të ndryshme dhe projekte që po punojnë për të mbrojtur njerëzit në vijë froni, të afektuar nga kriza klimatike dhe kriza ekologjike,” tha tinejxherja suedeze në një videomesazh të postuar ditën e hënë.
Asaj iu nda çmimi i Glubenkian për humanizëm për mënyrën se si ajo “ka qenë e aftë të mobilizojë gjeneratat e reja për çështjen e ndryshimeve klimatike dhe për përpjekjen e saj këmbëngulëse për ta ndryshuar status quo-në,” tha Jorge Sampaio, kryesuesi i komitetit që dhuroi çmimin, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
100 mijë eurot e para do të shkojnë për organizatën “SOS Amazonia”, e cila po provon të luftojë përpajkejn e koronavirusit në Amazonë.
Shuma tjetër prej 100 mijë eurove do t’i jepej Fondacionit Stop Ekocidin “për të ndihmuar punën e tyre që ta bëjnë ekocidin krim ndërkombëtar”, shkroi Thunberg në Twitter.
1 milionë euro është çmimi më i madh i fituar nga aktivistja ambientaliste 17 vjeçare. /Periskopi












