Gjykata Speciale fton edhe një veteran të UÇK-së

Kryetari i OVL të UCK-së, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar edhe një veteran të UCK-së. “Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, shkruan Gucati, përcjell Periskopi. Kujtojmë se OVL e UCK-së, do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales. Kjo […]
Kryetari i OVL të UCK-së, ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar edhe një veteran të UCK-së.
“Sapo u njoftova se është ftuar nga Gjykata Speciale veterani i luftës së UÇK-së Afrim Bytyqi nga Kishnica”, shkruan Gucati, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se OVL e UCK-së, do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.
Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka njoftuar për akuzën ndaj Presidentit Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë.












