Gjermania arreston një kosovar për falsifikim pasaportash

Gjermania arreston një kosovar për falsifikim pasaportash

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, disa trafikantë janë arrestuar gjatë operacioneve në nivel vendi, përfshirë një kosovar, i cili dyshohet për falsifikim të pasaportave. Policia federale e Gjermanisë një ditë më parë e filloi një operacion të gjerë kundër trafikantëve dhe falsifikuesve të dyshuar të pasaportave. Nga mbrëmja e kaluar, forcat e sigurisë i kanë […]

Sipas revistës gjermane “Der Spiegel”, disa trafikantë janë arrestuar gjatë operacioneve në nivel vendi, përfshirë një kosovar, i cili dyshohet për falsifikim të pasaportave.

Policia federale e Gjermanisë një ditë më parë e filloi një operacion të gjerë kundër trafikantëve dhe falsifikuesve të dyshuar të pasaportave. Nga mbrëmja e kaluar, forcat e sigurisë i kanë bastisur gjithsej 26 banesa, restorante dhe biznese në pesë rajone.

Këto bastisje, të udhëhequra nga Zyra e Prokurorit Publik dhe policia federale e Hanoverit, u kryen në rajonet Saksoni e Ulët, Hamburg, Nordrhein Westfalen, Thuringia dhe Baden-Württemberg. Në këto aksione ishin të përfshirë 530 policë, ndërsa autoritetet kanë lëshuar fletarrestime për tre persona, transmeton Gazeta Express.

Sipas të dhënave të revistës së njohur gjermane, në qendër të këtyre hetimeve është shqiptari nga Kosova, Shefqet H., 65 vjeç. Bëhet e ditur se ai u arrestua në Schneverdingen. Hetuesit e akuzojnë atë për falsifikim të pasaportave, kryesisht për shtetas shqiptarë, duke ua mundësuar atyre qëndrimin ilegal në Gjermani.

Kosovari i arrestuar e kishte një metodë të veçantë të mashtrimit. Besohet se ai u ofronte klientëve të tij pasaporta të vërteta, por me vula të rreme të kontrolleve kufitare, në këmbim të parave. Pasi shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani maksimalisht 90 ditë brenda një gjysmëviti pa vizë, klientët e tij kanë mundur të jetojnë ilegalisht në Gjermani për vite të tëra për shkak të vulave të rreme. Kjo gjë nuk është vërejtur gjatë kontrolleve.

Dyshohet se Shefqet H. e ka pasur një lloj “sponsori të pasaportave”, sidomos në rrethet e krimit të organizuar në pjesën veriore të Gjermanisë. Për shembull, thuhet se ai i ka pajisur bandat e drogës me pasaporta të falsifikuara dhe me dokumente të tjera në mënyrë që ato të mund të bënin biznes në Gjermani. Për vulat e falsifikuara, ai kërkonte shpërblim prej 500 eurosh e lart. Ai ka të kaluar kriminale për krime të ngjashme. Policia ka gjetur në banesën e tij dëshmi të shumta, përfshirë qindra dokumente dhe vula.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?