Gjendja e të infektuarit me koronavirus në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Gjendja e të infektuarit me koronavirus në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë

Sot është konfirmuar se një banor i shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Në lidhje me këtë, në një lidhje direkte për Edicioni Special në Klan Kosova foli Mentor Morina nga departamenti i politikave sociale dhe familjare, i cili tha se i infektuari momentalisht është me simptoma të lehta. “Pas […]

Sot është konfirmuar se një banor i shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në lidhje me këtë, në një lidhje direkte për Edicioni Special në Klan Kosova foli Mentor Morina nga departamenti i politikave sociale dhe familjare, i cili tha se i infektuari momentalisht është me simptoma të lehta.

“Pas konfirmimit të rastit nga IKSHPK për një rezident që është i vendosur në shtëpinë e personave të moshuar, jemi  mobilizuar i gjithë stafi, e kemi pasur një vizitë, kemi takuar shtabin emergjent brenda kësaj shtëpie dhe jemi interesuar rreth çështjes së klientit dhe për veprimet tjera që duhet të ndërmerren nga stafi i brendshëm dhe të tjerët”.

“Gjendja e tij është ende me simptoma të lehta dhe trajtohet brenda shtëpisë së të moshuarve.

“Duke u bazuar në rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së, i kemi ndërmarrë masat para disa javësh që të kemi menaxhim sa më të mirë të situatës”.

“Megjithatë, stafi është kujdesur që të përdorë masa mbrojtëse dhe për gjithë klientët që janë të vendosur, gjate këtyre javëve i kemi ndaluar vizitat familjare në mënyrë që të parandalohet rritja e numrit të infektimeve brenda këtij institucioni”.

“Deri me tani s’kemi pasur asnjë rast, ky është rasti i parë, megjithatë kujdesi ka qenë maksimali edhe i stafit. Edhe trajtimi i tyre brenda këtij institucioni është bërë me kujdes të shtuar. Rreziku për t’u infektuar nga jashtë mund të jetë potencial, me kontaktet nga familjet e tyre, etj.”.

“Ne si departament dhe ministri e punës kemi kërkuar testimin e gjithë stafit dhe rezidenteve dhe kjo na është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK dhe nesër do të merren masat për testim dhe bazuar nga rezultati i testimit do të ndërmerren edhe masat e mëtutjeshme”, u shpreh Morina.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?