Gazetari Robelli del kundër Xhamisë, thotë se Kosova po bëhet “protektorat turk” dhe akuzon pushtetin

Gazetari Robelli del kundër Xhamisë, thotë se Kosova po bëhet “protektorat turk” dhe akuzon pushtetin

Gazetari i mirënjohur kosovar, Enver Robelli, ka dhënë komentin e tij në lidhje me Xhaminë e Madhe që pritet të ndërtohet te ndërtesa e Postës dhe Telekomit në kryeqytet. Z.Robelli ka kritikuar pushtetin dhe persona të panjohur të cilët i ka cilësuar si “arkitektë të shtetit të kapur” se po e mundësojnë ndërtimin e një […]

Z.Robelli ka kritikuar pushtetin dhe persona të panjohur të cilët i ka cilësuar si “arkitektë të shtetit të kapur” se po e mundësojnë ndërtimin e një xhamie të tillë, e cila (sic) na fut në protektoratin turk, përcjell Periskopi.

“Pas luftes Kosova qe protektorat i OKB-se, pastaj u be protektorat i BE-se, ndersa tani eshte ne rruge per t’u bere protoktorat turk. Sepse keshtu e duan “arkitektet” e shtetit te kapur.” – shkruan z.Robelli ndër tjerash. 

Ai po ashtu ka denoncuar praninë e Turqisë në Kosovë dhe ka përmendur disa prej privatizimeve të cilat i fituan kompanitë turke e po ashtu edhe rrëmbimin e 6 shtetasve turq që po gjykohen për terrorizëm nga regjimi i diktatorit Rexhep Taip Erdogan.

Kjo çështje ka ndarë opinionin në Kosovë, ndërkohë që nuk dihet ende qëndrimi i kryetarit të VV-së, Albin Kurtit për një temë të tillë.

Statusi i plotë: 

Dje, nje biznesmen parashteteror ia fshiu shtetit te kapur – 26 milione euro. Sot “arkitektet” e shtetit te kapur perkrahin ndertimin e nje xhamie te financuar nga autokrati turk. (Ngjashem si ne Tirane). “Arkitektet” e shtetit te kapur nuk e perkrahin xhamine per shkak se besojne ne vlera fetare. Qellimi i tyre eshte qe me pozicionime ne tema qe shkaktojne gjaknxehtesi si feja, te mos flitet per plaçkitjen e 26 milione eurove. “Arkitektet” e shtetit te kapur duan madje te ndalojne çdo debat edhe estetik. Kjo ka tradite te mjere: Nuk eshte diskutuar per pamjen e katedrales, sepse projekti i eshte lene ne dore vetem dinjitareve fetare, rrjedhimisht – sipas kercenuesve partiake – nuk lejohet te diskutohet as per pamjen e xhamise, sepse modelin e saj e sjell me qerre sulltani si ne koherat e dikurshme. Por a ka kuptim qe ne qytet te ndertohet diçka duke u ndaluar debati? Ju kujtohet te gjitheve: modeli fillestar i tyxhareve fetare te Prishtines parashihte nje xhami me nja 70 dyqane. Presioni publik se paku kete e ka penguar. Ka mjaft modele moderne per ndertimin e xhamise. Ndertimi i saj nuk eshte i kontestueshem. Por pse duhet patjeter te merret modeli qe na e “dhurojne” Diyaneti, Tika, sherbimet turke…? Sepse, fundja, bashkepunimi me keto struktura eshte aq i ngushte, saqe ne oret e hershme te mengjesit mund te kidnapohen shtetas turq ne Prishtine dhe te futen ne nje avion te sherbimit sekret turk qe pret me qetesi ne piste ne Sllatine. Edhe aeroporti eshte i tyre. A di kush gje per ata njerez qe u kidnapuan nga segmente te “shtetit te thelle” kosovar? Kur “arkitektet” e shtetit te kapur flasin per fe, arkitektet dhe besimtaret me ndjenja kombetare duhet te heshtin. Detyrohen te heshtin. Kercenohen te heshtin. Sepse me heshtje kalohen me lehte te gjitha. Edhe ajo puna e 26 milione eurove. Pas luftes Kosova qe protektorat i OKB-se, pastaj u be protektorat i BE-se, ndersa tani eshte ne rruge per t’u bere protoktorat turk. Sepse keshtu e duan “arkitektet” e shtetit te kapur. Keshtu ata ndihem me rehat, sepse ia bejne qejfin padishahut, i cili sapo e ka “bere xhami” nje objekt te trashegimise kulturore boterore. Me gojen plot tolerance. Tolerance mbytese.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?