Gabimet që bëjnë vajzat gjatë herës së tyre të parë

Gabimet që bëjnë vajzat gjatë herës së tyre të parë

Që hera e parë të mos ndikojë për keq në lidhjen tuaj, ja çfarë duhet të mos bëni kur kryeni marrëdhënie për herë të parë: Të përpiqeni të krijoni skena prej pornostar-esh Është e kuptueshme që çdo femër dëshiron t’i lërë të dashurit një shije të mirë gjatë herës së parë, por e mira është […]

Që hera e parë të mos ndikojë për keq në lidhjen tuaj, ja çfarë duhet të mos bëni kur kryeni marrëdhënie për herë të parë:

Të përpiqeni të krijoni skena prej pornostar-esh

Është e kuptueshme që çdo femër dëshiron t’i lërë të dashurit një shije të mirë gjatë herës së parë, por e mira është që t’ia lini disa gjëra imagjinatës. Kur kryeni për herë të parë marrëdhënie, ju ende nuk e njihni egon seksuale të partnerit ndaj nuk mund të eksperimentoni menjëherë me pozicionet seksuale apo me të brendshme lëkure alla ‘50 hijet e Greit’. Këto gjëra lërjani të ardhmes. Sa për fillim, qëndroni tek teknikat klasike dhe përqëndrohuni që në herët e para të njihni mirë shijet e partnerit.

Të kryeni marrëdhënie pa mbrojtje

I njejti arsyetim si në rastin e parë: në herën e parë zakonishy nuk dini pothuajse asgjë për zakonet seksuale të të dashurit tuaj. Nuk mund ta dini përshembull, nëse atij i pëlqen që kur është i lirë, të kërkojë kënaqësi në vajza që ndoshta i njeh prej 2 ditësh. Këto zakone janë një rrezikshmëri për t’u infektuar nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme ndaj është shumë e rëndësishme të jeni të blinduara! Nga ana tjetër, nëse ai është një djalë tipikisht ‘i mirë’, mund të ketë njëfarë kohe pa kryer marrëdhënie dhe ju nuk do të donit një fëmijë prej tij që në fazat e para të lidhjes.

Të silleni si të turpshme të nesërmen në mëngjes

Ti je një vajzë e rritur, dhe ke marrë nje vendim prej të rriture kur vendose të kalosh natën me të dashurin tënd. Nuk ka asgjë për t’u ndjerë në siklet të nesërmen. Është e natyrshme që të ndihesh çuditshëm pasi ke kryer marrëdhënie për herë të parë, por duhet të përpiqeni të dukeni po aq të sigurta në vetvete edhe të nesërmen në mëngjes. Mos kini frikë ta puthni, ta ngacmoni të dashurin tuaj. Dhe diçka tjetër e rëndësishme: mos i jepni të kuptojë nëse keni pasiguri për trupin tuaj: ai ka qenë brenda tij, ju ka parë dhe ju ka ndier. Nëse i jepni të kuptojë se ndiheni çuditshëm do ta bëni edhe atë të ndihet në siklet, sa mund të trembet për të pasur një përvojë të dytë.

Ta zgjasni shumë qëndrimin me të

Ka shumë ndjenja që ndërthuren brenda të dyve ju gjatë herës së parë. Dhe me shumë mundësi njëra prej tyre është të doni të rrini sa më gjatë pranë tij. Nëse jeni në shtëpinë e tij, kaloni pak kohë së bashku në mëngjes, gatuani diçka për të ngrënë, por mos kaloni aty gjithë paraditen sidomos kur ai ka edhe gjëra të tjera për të bërë. Kështu që thojini se ju duhet të ikni, falenderojeni për natën e kaluar bashkë dhe vazhdoni edhe ju jetën tuaj. Në këtë mënyrë i tregoni se edhe ju keni të tjera prioritete në jetë përveç tij, të cilat nuk kanë ndryshuar vetëm sepse kryet marrëdhënie me të.

Burimi: Cosmopolitan

Të ngjashme
Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!