Ferizaj: Gjendet i vdekur një person në bodrumin e shtëpisë, policia nis hetimin

Të premten pasdite është gjetur pa shenja jete një person në Ferizaj. Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së premtes një person në Ferizaj është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij. Sipas njoftimit, ka qenë ekipi mjekësor ai i cili e ka konstatuar vdekjen. Po ashtu Policia e Kosovës […]
Të premten pasdite është gjetur pa shenja jete një person në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se pasditen e së premtes një person në Ferizaj është gjetur pa shenja jete në bodrumin e shtëpisë së tij.
Sipas njoftimit, ka qenë ekipi mjekësor ai i cili e ka konstatuar vdekjen.
Po ashtu Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka ndonjë të arrestuar mirëpo duke mos dhënë detaje shtesë, vetëm ka bërë të ditur se vdekja është duke u hetuar.












