Familja e ish-presidentit Rugova: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit

Familja e ish-presidentit Rugova: Besojmë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka reaguar për ngritjen e aktakuzës të Prokurorisë së Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan IndeksOnline. Nga kjo familje kanë kujtuar disa fjalë të rëndësishme të Rugovës lidhur me krimet e luftës në Kosovë. Deklaratë e Familjes së Presidentit Rugova: Si […]

Familja e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, ka reaguar për ngritjen e aktakuzës të Prokurorisë së Specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe të parit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan IndeksOnline.

Nga kjo familje kanë kujtuar disa fjalë të rëndësishme të Rugovës lidhur me krimet e luftës në Kosovë.

Deklaratë e Familjes së Presidentit Rugova:

Si familje e Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugovës, me shqetësim të madh po i përcjellim zhvillimet e fundit në Kosovë, të cilat lidhen me pretendimet për Aktakuzë të mundshme, të Prokurorisë së Specializuar, ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.

Në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, liderit të Serbisë dhe arkitektit të gjitha krimeve dhe të tragjedive në Kosovë, në Tribunalin e Hagës për krime të luftës, Presidenti i Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, në cilësinë e dëshmitarit, midis tjerash pati deklaruar:

‘Kam punuar dhe kam besuar për zgjidhje paqësore (të çështjes së Kosovës) për më shumë se dhjetë vjet, por pastaj është shfaqur opsioni tjetër, në mungesë të rezultateve. UÇK, siç kam theksuar, erdhi në shprehje si përgjigje ndaj dhunës së ushtruar në Kosovë për një periudhë të gjatë. Kjo ka qenë një organizatë e përbërë nga qytetarët që iu përgjigjën ndaj dhunës, me qëllimin e fitimit të lirisë së popullit. Ky ishte synimi i tyre.’.

Presidenti Rugova në dëshminë e tij në Tribunalin e Hagës, ka dhënë shpjegimin e tij të jashtëzakonshëm politik të rrjedhës historike në Kosovën e viteve të nëntëdhjeta, duke zbardhur në mënyrën më të qartë të mundshme kush ka qenë agresor dhe okupator, dhe kush ka qenë viktimë në Kosovë.

Këto rrjedha historike kulminuan në vitet 1998, 1999, me luftën e UÇK-së, të
popullit të Kosovës dhe të miqve tanë të mëdhenj, SHBA-së dhe shteteve të Aleancës Veri-Atlantike, për çlirimin e Kosovës.

Për fat të keq, njëzet e më shumë vjet pas përfundimit të luftës, pushteti në Serbi nuk e ka pranuar këtë histori tragjike të Kosovës të shkaktuar prej tij.

Presidenti Rugova ka pasur një bashkëpunim shumë të veçantë me Hashim Thaçin, në kuadër të Delegacionit të Kosovës në Konferencën Paqësore të Rambouilletit.

Vetëm një unitet i këtillë politik në kuadër të Lëvizjes për pavarësinë e Kosovës, ka mundur të sjell Marrëveshjen e Rambouilletit, pa të cilën Kosova nuk do të çlirohej kurrë.

Presidenti Rugova edhe pas luftës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve demokratike të Kosovës, ka insistuar në kultivimin e bashkëpunimit politik, veçmas kur bëhej fjalë për temat për interes madhor të vendit, siç ishte edhe Procesi i Vjenës për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Edhe këtu Presidenti Rugova dhe Hashim Thaçi, atëherë si Kryetar i PDK-së, kanë qenë së bashku, në kuadër të Ekipit të Unitetit, me synim të arritjes së pavarësisë së Kosovës.

Si familje e Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, jemi të bindur që historia e lavdishme e Kosovës e viteve të nëntëdhjeta, e cila solli çlirimin e Kosovës, dhe më pas, edhe pavarësinë e saj, ka shfaqur vlerat më të larta të popullit të Kosovës, dhe ka bërë bashkë Kosovën me SHBA-në dhe me Evropën.

Këtë histori askush dhe asgjë nuk mund ta ndryshojë.
Në këtë kontekst, ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi dhe ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit.
Zoti e bekoftë shtetin e Kosovës!
Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?