Edhe Ambasada e Francës e përgënjeshtron lajmin e gazetës së Surroit: Nuk e kemi bllokuar komunikimin me Thaçin

Raportimi i Kohës Ditore për izolimin e presidentit të vendit nga diplomacitë ndërkombëtare del të ketë qenë i rremë dhe tendencioz. Pas Ambasadës së Britanisë së Madhe, këtë raportim e ka demantuar tashmë edhe Ambasada e Francës në Prishtinë. Nga kjo ambasadë thonë se kanë kontakte të rregullta me të gjithë liderët politikë dhe institucionalë […]
Nga kjo ambasadë thonë se kanë kontakte të rregullta me të gjithë liderët politikë dhe institucionalë të Kosovës dhe se nuk e bllokojnë komunikimin me asnjërin prej tyre.
“Ambasada e Francës ka kontakte të rregullta me të gjithë liderët politik dhe institucional dhe nuk “bllokon komunikimin” me asnjërin prej tyre”, thuhet në reagim.
Koha Ditore ka raportuar sot se pas publikimit të aktakuzës së Speciale, misionet e huaja në vend, përfshirë atë të Britanisë së Madhe e Francës, kanë bllokuar komunikimin me presidentin e vendit, Hashim Thaçin.












