Transportonte mish në kushte jo higjenike e pa dokumente, arrestohet një person në Istog

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sasi të konsiderueshme të mishit në Istog. Sipas Policisë, dje deri sa patrulla e Stacionit Policor nё Istog, ishte nё pikё kontrolli ne fshatin Gurrakoc, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin VË Caddy me targa vendore, gjatё kontrollit te automjetit […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sasi të konsiderueshme të mishit në Istog.
Sipas Policisë, dje deri sa patrulla e Stacionit Policor nё Istog, ishte nё pikё kontrolli ne fshatin Gurrakoc, ka ndaluar personin e dyshuar i cili ishte duke vozitur automjetin VË Caddy me targa vendore, gjatё kontrollit te automjetit në bagazhin e tij ёshtё gjetur njё sasi e mishit i cili transportohej ne kushte jo higjienike.
“I dyshuari se bashku me automjetin ёshtё shoqëruar nё Stacionin Policor Istog pёr intervistim, janё njoftuar inspektorёt sanitar dhe Prokurori i shtetit. Nga inspektorët sanitar ёshtё bёrё inspektimi i mishit dhe sipas inspektorёve sasia e mishit ishte rreth njё qind e pesёdhejtё (150) kg, pasi qё nga i dyshuari nuk ёshtё prezantuar ndonjё dokument përcjellës, sasia e mishit nën përcjellje tё Policisё sё Kosovёs dhe inspektorёve sanitar, ёshtё bёrё asgjësimi i mishit nё deponinё e mbeturinave”, thuhet në komunikatë.












