​Shtimi i rasteve me COVID-19, Tërnava apel imamëve: Respektoni masat, hutbeja vetëm 10 minuta

​Shtimi i rasteve me COVID-19, Tërnava apel imamëve: Respektoni masat, hutbeja vetëm 10 minuta

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka filluar mbledhjen e radhës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me një apel ndaj të gjithë besimtarëve, nëpunësve fetarë dhe imamëve, që të respektohen të gjitha masat parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID – 19. Duke parë situatën shqetësuese dhe rritjen e rasteve të […]

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, ka filluar mbledhjen e radhës së Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me një apel ndaj të gjithë besimtarëve, nëpunësve fetarë dhe imamëve, që të respektohen të gjitha masat parandaluese për përhapjen e pandemisë COVID – 19.

Duke parë situatën shqetësuese dhe rritjen e rasteve të të infektuarve në vend, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka bërë thirrje që të respektohen në maksimum të gjitha rekomandimet nga institucionet shëndetësore.

Mes tjerash, ai apeloj te të gjithë besimtarët që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e distancës sociale, t’i shmangin tubimet, të kenë kujdes të shtuar në higjienën personale dhe në mbajtjen e maskave dhe dorëzave.

Ai po ashtu bëri thirrje te të gjithë imamët që hytben e xhumasë të mos e zgjasin më shumë se 10 minuta.

Apeli i plotë i Myftiut, Naim ef. Tërnava:

Të nderuar të pranishëm Ditëve të fundit është shqetësuese gjendja e krijuar te ne nga pandemia Covid 19, siç po shihni kemi një rikthim të pandemisë, rritja e numrit të infektuarve është brengosëse për të gjithë, sepse është në pyetje shëndeti publik, shëndeti ynë, shëndeti i njerëzve tanë.

Ne i dimë edhe kapacitetet tona që kemi si vend e si institucione, andaj e gjej të rrugës sot që nga këtu edhe njëherë të bëjë apel të popullata që të jenë të ndërgjegjshëm në zbatimin e protokolleve që kanë paraparë institucionet profesionale të vendit.

Zbatimi i protokolleve e masave që kanë rekomanduar institucionet është mese i domosdoshëm për të gjithë ne, duke u nisur gjithsecili nga vetja, nga shtëpitë tona, familjet tona, si në rrugë, treg, punë, xhami apo kudo që ndodhemi.

Apeloj edhe njëherë të popullata, tek besimtarët tanë të jenë të kujdesshëm, të tregohen vigjilent me pandeminë.

Virusi fatkeqësisht është në mesin tonë dhe po rrezikon shëndetin e popullatës, andaj ftoj edhe një herë që të ruhet distanca sociale, të shmangen tubimet, dhe të kemi kujdes maksimal për higjienën personale, të mbajmë e maska e dorëza.

Gjithashtu, kërkoj nga besimtarët tanë që me rastin e shkuarjes në xhami të kenë parasysh distancën sociale, mbajtjen e maskave dhe qëndrimin jo të gjatë në xhami. Ndërsa nga imamët kërkoj që ditën e xhumasë mos të zgjasin hytben e xhumasë më shumë se 10 min.

Të nderuar besimtarë,

Zoti i Plotfuqishëm në Kuranin Fisnik na ka urdhëruar të ruajmë shëndetin dhe jetën e njeriut , andaj e kemi obligim dhe detyrim fetar e njerëzor të ruajmë shëndetin dhe të mbrojmë jetën e njeriut dhe kurrsesi nuk guxojmë që me pakujdesinë tonë të vëmë në rrezik shëndetin e njerëzve, familjarëve e të dashurve tanë.

Edhe njëherë mbështetje, mirënjohje e solidarizim me punën që po bëjnë mjekët në luftimin e pandemisë. Lusim Zotin Fuqiplotë që me mëshirën e Tij të na falë shëndet e të na mbroj neve dhe vendin tonë nga çdo e keqe.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?