​Hoti: Sa më parë duhet të kalojë buxheti në Kuvendin e Kosovës

​Hoti: Sa më parë duhet të kalojë buxheti në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po u bën thirrje të gjitha grupeve parlamentare që sa më parë të caktohet seanca për kalimin e buxhetit, në mënyrë që të zbatohet komplet pako e rimëkëmbjes ekonomike. Kreu i ekzekutivit po zotohet se do të qëndrojnë afër të gjithë fermerëve, ku pjesë e rimëkëmbjes ekonomike do të jetë […]

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti po u bën thirrje të gjitha grupeve parlamentare që sa më parë të caktohet seanca për kalimin e buxhetit, në mënyrë që të zbatohet komplet pako e rimëkëmbjes ekonomike.

Kreu i ekzekutivit po zotohet se do të qëndrojnë afër të gjithë fermerëve, ku pjesë e rimëkëmbjes ekonomike do të jetë dyfishimi i subvencionimit në bujqësi.

Kështu është shprehur ai gjatë vizitës në Shirokë të Suharekës në fillimin e fushatës së korrje-shirjeve në Kosovë, ku ndër të tjera shtoi se ky vit ka qenë i rëndë për Kosovën, marrë parasysh situatën pandemike.

“Pres që sa më parë të kalojë buxheti në kuvend të Kosovës. Të fillojë zbatimi komplet i pakos për rimëkëmbje ekonomike, përfshi edhe për pjesën e bujqësisë. Me këtë rast i lus të gjitha grupet parlamentare, të gjithë deputetët që të organizohet në këtë kohë të pandemisë. E di që disa deputetë janë të prekur nga kjo edhe stafi i kuvendit. Por të gjejnë mënyra, dhe të gjejnë forma se si të mbahet një seancë e kuvendit, që sa më parë të kalojë edhe buxheti edhe marrëveshjet ndërkombëtare që janë të lidhura me fondin për rimëkëmbjen ekonomike”, ka deklaruar Hoti.

E ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa tha se sot janë në Shirok të Suharekës për të parë nga afër fillimin e sezonës së korrje-shireve për vitin 2020. Ai u zotua se këtë vit do të ndihmojnë në subvencionimin e grurit dhe kulturave të ndryshme bujqësore.

“Jemi te Nisret Bajraktari, të cilit Nisretit dhe gjithë fermerëve në Kosovë iu urojmë bereqet për vitin 2020. Shpresojmë që të kenë rendiment të pëlqyeshëm, rendiment të lartë të grurit për sivjet. Ministria e Bujqësisë edhe për këtë vit do të ndihmojnë me subvencionimin e grurit dhe 26 kulturave të thera bujqësore, duke përfshirë këtu edhe pjesën e granteve që në total bëjnë 53 milionë euro grante dhe subvencione nga ministria e bujqësisë për Bujqësinë në Kosovë”, tha Mustafa.

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj u shpreh i kënaqur me rendimentet e këtij viti, duke apeluar te ministria që edhe një herë sa më shpejt të ndahen subvencionet.

“Diku sillen prej 4,5 tonë deri në 7 tonë. Bujqit janë të kënaqur, unë apeloj tek ministri që edhe një herë sa më shpejt të ndahen subvencionet”, u shpreh Muharremaj.

Nisret Bajraktari, i cili është pronar i “Seti Farm”, tha se është i kënaqur me rendimentet e këtij viti, mirëpo jo edhe me përkrahjen e komunës dhe nivelit qendror.

“Presim subvencionet, përndryshe nga komuna deri më sot nuk kemi pasur subvencione asnjë cent, asnjë ndihmë. Por të paktën nga ministria besoj që do të shpresojmë në të ardhmen që të na ndihmojmë. Përndryshe me këtë aktivitet me u marr është gogja vështirë”, ka theksuar Bajraktari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?