​Hoti kërkon përshpejtimin e implementimit të nismës për tërheqjen e 10 për qind të kursimeve

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami takuan sot guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it, me të cilët biseduan për ecurinë e procesit të implementimit të nismës së Qeverisë për t’ua krijuar qytetarëve mundësinë e tërheqjes së 10% të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, me qëllim të zbutjes së […]

Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Financave, Hykmete Bajrami takuan sot guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it, me të cilët biseduan për ecurinë e procesit të implementimit të nismës së Qeverisë për t’ua krijuar qytetarëve mundësinë e tërheqjes së 10% të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale, me qëllim të zbutjes së pasojave ekonomike si pasojë e krizës me Covid-19.

Me këtë rast, kryeministri Hoti kërkoi përshpejtimin e këtij procesi, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë se mundësia për ta tërhequr 10 përqindëshin e kursimeve të tyre nuk është politikë sociale, por është pjesë e vendosmërisë së qeverisë për të ndihmuar qytetarët, në mënyrë që ata ta përballojnë sa më lehtë gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë.

Ndërsa, guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti dhe drejtuesit e TRUST-it u zotuan se do t’i intensifikojnë punët për lehtësimin e procesit, duke u krijuar qytetarëve qasje më të lehtë në të dhënat e tyre dhe në shtjellimin e ecurisë së tërheqjes së mjeteve personale, pas ndryshimeve të nevojshme ligjore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?