​Abrashi: Secila rrugë e re që ndërtohet do të ketë shtegun e çiklizmit

​Abrashi: Secila rrugë e re që ndërtohet do të ketë shtegun e çiklizmit

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi së bashku me grupin e çiklisteve“Marakli t’biçikletave”, sot kanë bërë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”. Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka deklaruar se secila rrugë që do të ndërtohet, do të ketë shtegun e çiklizmit, derisa theksoi se rrugët aktuale […]

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi së bashku me grupin e çiklisteve“Marakli t’biçikletave”, sot kanë bërë shenjëzimin e shtigjeve të biçikletave në hyrje të Fushë-Kosovës, te rrethi i kazermës “Adem Jashari”.

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka deklaruar se secila rrugë që do të ndërtohet, do të ketë shtegun e çiklizmit, derisa theksoi se rrugët aktuale që i shfrytëzojnë këta të fundit, do të shënjezohen.

“Ka disa ditë, që me “Marakli t’biçikletave”, jemi takuar kemi diskutuar, se qysh me e përmirësu infrastrukturën rrugore, sa i përket çiklizmit, po mendoj që është koha e fundit që standardet evropiane të fillojmë t’i implementojmë edhe në fushën e infrastrukturës. Sot përmes këtij aktiviteti simbolik, bashke me ministren Dumoshi, Marakli të biçikletave, kemi bërë shenjëzimin e shtegut për çiklizëm. Ajo çka do të bëjmë në vijim është që së bashku me “Marakli t ‘çiklizmit” dhe me të gjithë ata që shfrytëzojnë këtë transport të hartojmë plane rregullore të reja, standarde për ministrin edhe për komunat në mënyrë që secila rrugë e re që përjektohet të ketë shtegun e çiklizmit. Përpos kësaj në rrugët aktuale për rreth Prishtinës që shfrytëzohen nga çiklistët ne do të vendosim shenja”, ka thënë Abrashi.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, u zotua se do t’i mbështes federatat sportive.

“Ne si Ministri i mbështesim federatat sportive dhe biçiklistët, kjo është më shumë për sigurinë, pastaj ruajtja e ambientit. Gjithsesi ne duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje stazave të çiklizmit”, ka thënë ajo.

Kurse, Berat Rakovica, nga “Marakli t‘biçikletave”, ka falënderuar ministrin Abrashi, për përkrahjen, derisa shpreson se në të ardhmen do të ketë kushte më të mira për çiklistët.

“Falënderojmë Ministrin Abrashi që na ka përkrah dhe na ka siguruar që edhe në të ardhmen ka me na përkrahë, do të vendos standard për rrugët e çiklistëve. Nuk mjaftojnë vetëm këto shenjëzime, duhet me i pas edhe disa pengesa për automjetet. Më vjen mirë që e kanë marrë si punë prioritare çiklizmin, sportin”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?